Kuzhinieri francez krijon ëmbëlsirën në formën e koronavirusit

Kuzhinieri francez krijon ëmbëlsirën në formën e koronavirusit

Kuzhinieri Jean-François Pré dhe ëmbëlsira

Në një kohë kur koronavirusi është pjesë e pandashme e informacionit të përditshëm, një kuzhinier francez ka krijuar një ëmbëlsirë në formën e tij.

Sipas medias së huaj, kuzhinieri i çokollatave e pastave franceze Jean-François Pré kohët e fundit tregoi krijimin e tij më të ri, vezët me çokollatë të Pashkëve të modeluara sipas koronavirusit.

Jean-François Pré

Ato mund të gjenden në dyqanin e Pré në Landivisiau, i vendosur në mënyrë ironike në Rue Louis Pasteur, një rrugë që mban emrin e mikrobiologut të famshëm francez.

“Shikoni vezët e Pashkëve të modeluara sipas virusit potencialisht vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë globin”, është shprehur kuzhinieri.

Vezët e Pashkëve në formë koronavirusi  përbëhen nga çokollata me qumësht jashtë në ngjyrë të zezë dhe me bajame me ngjyrë të kuqe në pjesën e kurorës së saj.

Gjatë përgatitjes së ëmbëlsirës-koronavirus

Pré i tha gazetës franceze Le Telegramme në një intervistë,  se ideja erdhi nga zhgënjimi i tij me këtë çështje.

Ai krijoi vezën e Pashkëve për të sjellë pak humor në këtë situatë kaq alarmante.

"Jam lodhur pak nga dëgjimi i saj! Jam munduar ta marr si shaka", është shprehur Jean-François Pré.

Ky krijim i ëmbël ka sjellë dyzim në konsumimin apo jo të tij nga shumë klientë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë