Kërkohet burgim i përjetshëm për autorin e masakrës së Selenicës

Burg përjetë kërkon Prokuroria e Vlorës për Ridvan Zykajn, të riun që vrau tetë persona në fshatin Selenicë të Vlorës, ngjarje e ndodhur në gusht të 2018-ës. Dosja e hetimeve është mbyllur dhe ka kaluar në gjykatën e Vlorës.

Në atë kohë 24 vjeç, Ridvan Zykaj vazhdon të qëndrojë i izoluar në ambientet e Policisë së Vlorës ku askush nul i ka shkuar ta takojë. 

Pasditen e 10 gushtit, në fshatin Resulaj të Selenicës 24 vjeçari Ritvan Zykaj vrau 8 kushërinjtë e tij.  Pas masakrës 24 vjeçari u arratis, ndërsa në ndjekje të tij u vunë rreth 500 efektivë të forcave speciale RENEA, FNSH dhe Delta Force. Zykaj u vu në pranga në të gdhirë të 13 gushtit.

Në fshatin e tij ai njihej si një person problematik. Armën e krimit tip kallashnikov, Zykaj e ka pasur në banesën e tij dhe nga deklarimet në polici ai është shprehur se arma ishte siguruar gjatë vitit 1997 dhe që nga ajo kohë e mbante të fshehur në kasollen e bagëtive.

Nga dëshmitë e tij në polici, Zykaj është shprehur se e kreu aktin e rëndë, pasi njëra nga viktimat e kishte akuzuar atë për vjedhjen e disa pulave.

 

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 20/02/2019 09:17

    A a e kanë marë parasysh personat e prokurorisë se Vlores qe burg përjetë do te thotë qe ky te haje te pije te lahet e te mbathet qyl nga taksat tona? Nqse duan ta burgosin përjetë atehere keta t ia heqin shpenzimet nga xhepi i tyre personal dhe jo të na e lene neve dobiçin në derë, ndryshe të rikthehet Ligji i ligjeve te vendit më demokratik në botë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?