'Këmbanat e alarmit po bien!' Meta thirrje urgjente për dialog: Po shpopullohet vendi, nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë

'Këmbanat e alarmit po bien!' Meta thirrje urgjente për dialog: Po shpopullohet vendi, nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë

Presidenti Ilir Meta

TIRANË - Nevojën urgjente për dialog, presidenti Ilir Meta e sheh tek fakti që Shqipëria po shpopullohet, nisur edhe nga një raport i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

"Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë!", shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka rishikuar në ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100. Zhvlerësimi i ndjeshëm ka ardhur brenda një viti (2019 kundrejt 2018) dhe është nxitur si nga rënia e normës së lindshmërive, ashtu dhe nga trendi i lartë i emigracionit. Në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të departamentit të Divizionit të Popullsisë të OKB-së, nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 15/01/2020 12:19

    President:Sa merak ke!!!Po se paku meso presidentet e shteteve te Europes qe edhe ato kan kte problem me shume se ne.(nga gjermania jan larguar ~1 milion gjerman e jo shqiptar)Sa per largimin e te shkolluemve ne Shqiperi,nuk ka as me te voglin problem se te gjithe jane shkolluar apo diplomuar tek"plepat" apo tek "Kristali" qe kan nje vecori te vecante te jashtezakoneshme:nuk njohin asnje mesimdhenes ne vecanti "kristali" por te "diplomuar" produkt arsimor made in Albania.

    Përgjigju
  • AltinTop: 15/01/2020 02:02

    Pa merak z. President, sa te ikni ju...do kthehen te gjithe ato qe iken nga ju...

    Përgjigju
  • vera: 14/01/2020 23:14

    IKIN shqiptaret sepse I vjedh ilir meta,,dhe me pare saliu dhe nano,,,,po te mos vidhet arka e shtetit,,,shqiptaret kthehen...shqiptaret e duan vendin e tyre por jane keta hajdute,,keta maloke,,qe po e shkatarrojne vendin….

    Përgjigju
  • Erik: 14/01/2020 21:21

    Helmojeni popullin perdite me vrerin qe villni dhe do kane per te ikur. Tani qe te mbaruan molotovet, po ben sikur te digjet xhani? Shko mbytu vemje.

    Përgjigju
  • Ela: 14/01/2020 13:44

    Po te duhen,po po te duhen si skllever qe jot shoqe tu shes mend,kthej njeher femijet e tu dhe pastaj flasim

    Përgjigju
  • meri: 14/01/2020 13:25

    Problemi jeni te gjithe Ju...politikan hajdut,na keni vjedhur te ardhmen:

    Përgjigju
  • shpata: 14/01/2020 12:32

    Me keto monstra ne pushtet e vetmja rruge qe gjejne shqiptaret eshte te ikin! Per kater a pese koke: Berisha, Meta, Luli, Mona, Edi po ikin me mijera shqiptare!! Ka apo nuk ka zgjidhje? Leri denglat Presidenta!! Merr Salen, veri hurin Lulit dhe Edit dhe largohuni perfundimisht!! Ta gezojme ne populli se fundi Shqiperine!!

    Përgjigju
  • edi: 14/01/2020 11:51

    Po shpopullohet Shqiperia pa Shqipetare dhe SPAK ,po godet te Korruptuarit shoku ine president Komunist .Ty ste mundon ajo fjale si nje pusht Kollovar Te mundon se do ngelesh brenda Shqiperise duke u degdisur ferre me ferre per te paguar tere Vjedhjet dhe poshtersite qe i bere atije Populli ,dhe ke ze e fytyre ti thirresh si Shqipetare se te dhimsen Ty te dhimset Paraja dhe pasurite qe ndertove per 8 vite ne Qeverine e pushtit Berisha ,bashke me Floririn e Krrabes .Emigracioni eshte nderuar me shekuj ne tere Boten A e din kush hiken ato qe ti dhe soji yt Komunist i Ropet te gjalle Se shpejti do ta marresh dhe pergjigjen e Sakte

    Përgjigju
  • Ehhbb: 14/01/2020 11:39

    Robt ku ti keni ju dhe ajo far lloj politike qe keni 30 vjet shkaterruar. Enveri nuk i linte njetezit me dal jashte, ju po i largoni me te madhe. Po te tere ikin, vetem ju legena nuk ikmi nga ai vend. Largohuni ju e nuk larhohen me shqiptaret

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/01/2020 11:14

    Për 30 vjet e shkaterruat vendin e shpopulluat atë me deshire e metoda për të ç tensionuar urrejtjen e popullit qe do të binte kundra funderrinave, bijvebte komunizmit aty ku bën pjese edhe ti!

    Përgjigju
    • vesi: 14/01/2020 12:03

      Bijte e komunisteve ku ti gjejme se ishin dhe jane te shkolluar dhe te edukuar. Problemi eshte qe shumica e njerezeve jane injorante te zbritur nga zona te izoluara dhe te etur per pasuri me mosperfillje per cdogje qe I rrethon...

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore