Këndon 'Ylli Angli', njihuni me pasionin deputetit të opozitës së re (VIDEO)

Këndon 'Ylli Angli', njihuni me pasionin deputetit të opozitës së re (VIDEO)

Ylli Shehu

Ylli Shehu, një prej deputetëve që u miratuan sot nga Komisioni Qëndror Zgjedhor. Ai ishte vijues në listën zgjedhore të LSI-së dhe pranoi postin e deputetit pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet. Ylli Shehu u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2013 si deputet i Partisë Republikane të udhëhequr nga Fatmir Mediu.

Para zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ai kaloi me LSI-në, gjë e cila krijoi besimin për ta rikandiduar edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ai ishte i renditur i 8-ti në listën e LSIsë për Qarkun e Tiranës për vitin 2017 dhe tanimë pritet të bëhet deputet. Kandidati tjetër nga LSI në Qarkun e Tiranës ishte Edmond Rrushaj, i cili ishte i pozicionuar i nënti në listën e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Por para se t'i futej politikës, Shehu kishte një tjetër pasion. Ai ka publikuar disa këngë popullore të kënduara prej tij.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull