Kënga ‘28 nëntori kuq e zi’ mbledh bashkë artistët e trevave shqiptare (VIDEO)

Kënga ‘28 nëntori kuq e zi’ mbledh bashkë artistët e trevave shqiptare (VIDEO)

Pjesë nga klipi

Tragjedia e tërmetit në Shqipëri bëri që festat kombëtare të mos festoheshin në përmasat e zakonshme të çdo viti.

Festimet e koncertet u anuluan madje edhe projektet muzikore që ishin krijuar për atë ditë nuk u publikuan.

Kjo bëri që këto dedikime për publikun të prezantohen më vonë.

Një prej tyre është kënga “28 nëntori kuq e zi”, e cila mblodhi artistë nga të gjitha trevat shqiptare.

Në këngë morën pjesë Erik Lloshi, Hekuran Krasniqi, Dardan Gjinolli, Enkelejda Arifi, Servete Bajrami, Agim Tejeci, Jehona Shaqiri, Hysni Alushi, Shaked Tarabuka dhe Dj Vulli.

Kënga u realizua në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Projekti  është realizuar me elemente muzikore popullore dhe moderne.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale