Këngëtari Bruno mëson live ndarjen nga jeta e personit të tij të shtrenjtë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, vazhdon lojën

Këngëtari Bruno mëson live ndarjen nga jeta  e personit të tij të shtrenjtë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, vazhdon lojën

Big Brother Vip Kosova

Kengëtari Bruno ka shpërthyer në lot gjatë mbrëmjes së djeshme pasi mori lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një anëtari të familjes.

Produksioni e lajmëroi se gjyshja e tij kishte ndërruar jetë dhe për Brunon ishte personi më i rëndësishëm dhe me shumë ndikim në jetën e tij. Fillimisht ai pa një klip ku protagoniste kishte gjyshen e tij. Kaq mjaftoi që Bruno të shpërthente në lot duke treguar lidhjen e ngushtë me gjyshen. 

E më pas ai lexoi një letër që ndodhej në kuti, në të cilën thuhej se gjyshja kishte ndërruar jetë. Letra ishte shkruar nga bashkëshortja e tij, e cila i kërkoi që të vazhdonte rrugëtimin. 

Kisha një ndjesi që tre ditë. Kur po shikoja nëse hëna ishte e plotë apo jo, se besoj shumë në Zot, mu krijua një si maskë në formë mace po nuk më pëlqeu. Ndërsa sot kur po lutesha më bë sikur një fytyrë gjyshi shumë i lumtur dhe mendoja se ishte një mesazh shumë i mirë për mua. Ndjeva që diçka nuk po shkonte mirë”, u shpreh Bruno.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet