Këngëtarja Pink preket nga koronavirusi

Këngëtarja Pink preket nga koronavirusi

Pink

Këngëtarja e njohur Pink është diagnostikuar me COVID-19. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Pink ka treguar se dy javë më parë pati shenjat e koronavirusit bashkë me djalin e saj 3 vjeç.

Pas bërjes së analizave pozitive doli vetëm ajo, ndërsa djali i këngëtares nuk ishte infektuar me koronavirus.

Dy javë më parë, djali im tre vjeçar Jameson dhe unë shfaqëm simptoma të Covid-19. Për fat të mirë, mjeku dyshoi menjëherë dhe pas testit unë dola pozitive” , tha ajo.

Qëndroi në shtëpi për dy javë dhe pas kësaj periudhe testi rezultoi negativ disa ditë më parë.

Ajo është shprehur se mungesa e testimeve në masë, është padyshim një dështim dhe parodi e qeverisë. Pink e ka cilësuar sëmundjen si shumë serioze dhe të vëretetë.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo sëmundje prek të rinjtë dhe të moshuarit, të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm, të pasur dhe të varfër dhe testimet duhet të jenë falas dhe të aksesueshëm në një masë më të gjerë për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet, miqtë dhe komunitetin tonë”, është shprehur Pink.

Pink tha se do të dhurojë gjithsej 1.000,000 dollarë fondit të Urgjencës së Spitalit Universitar Temple të Los Angeles.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët