U ekzekutua sot/ Ky është Ridvan Ramazani, zbardhet zinxhiri i vrasjeve mes grupeve kriminale që po trondisin qytetin e Shkodrës (FOTO)

Ky që shihni në këtë foto quhet Ridvan Ramazani. Mbi 20 plumba përshkuan sot makinën tip “BMV X5”, që drejtohej nga i “forti” i Shkodrës, Ridvan Ramazani alias Hyseni. Ekzekutimi i tij, lidhet me një seri atentatesh, të një pasnjëshme që datojnë qysh prej vitit 1993 dhe tregon edhe një herë se në Shkodër nuk ka një person të parë, që drejton dhe mbizotëron në qytet.

Ridvan Ramazani, u vra paraditen e sotme pikërisht në vendin ku 20 vite më parë, Ramazani dhe miku i tij Vil Shega edhe ky i vrarë, ekzekutuan në vitin 2000, shtetasin Mikel Bitukun alias Pashuku. Arsyet e kësaj vrasje në atë periudhë në fshatin Dajç dhe pikërisht tek vendi ku u vra sot, Ridvan Ramazani ishin për shkak të një konflikti për makinat. Por për policinë dhe prokurorinë e Shkodrës, nuk ka asnjë dyshim që vrasja e djeshme lidhet me ekzekutimin e Bitukut, pasi familja e këtij të fundit nuk ka njerëz dhe logjistikën, e duhur për të kryer këtë goditje mafioze kaq të përsosur.

 Dyshimet e policisë bien vetëm mbi anëtarët e familjes së ish-të “fortit” të Shkodrës, Edmir Koçia, familje kjo me të cilën ka hasmëri të vjetër grupi i Ramazanëve. Koçia u godit me kallashnikov, 8 vite më parë në Shkodër, pikërisht në 28 nëntor 2012, ndërsa ndëroi jetë në spital në datën 29 nëntor. “Shqiptarja.com” hedh dritë mbi historikun e kësaj hasmërie, ku lista e viktimave në Shkodër është e gjatë. Sipas burimeve të policisë saga e hasmërisë dhe eleminimet e një pasnjëshme mes dy grupeve kriminale, ka nisur për motive të dobëta.

Ku shkak ka qënë zënia e rrugës me karocë nga gjyshi dhe xhaxhai i Edmir Koçisë. Debati ka lindur mes këtyre dy personave dhe shtetasit Artur Kasemi, i cili është djali i dajës së Ridvan Ramazanit të vrarë dje. Në përleshje e sipër, Artur Kasemi, ekzekuton në vitin 1993, gjyshin dhe xhaxhain e Edmir Koçisë. Pa kaluar tre vjet nga kjo vrasje, Edmir Koçia, thonë burimet policore dyshohet të ketë ekzekutuar Artur Kasemin. Një vit pas eleminimit të Kasemit, në vitin 1997, vritet babai i Arturit, Nuh Kasemi.

 Sot e kësaj ditë të dyja ngjarjet janë pa autor, ndërsa të dhënat e mbledhura nga policia të çonin dhe krijonin dyshimin se autor ose organizator ishte Ermir Koçia. Ndërkohë në muajin nëntor të vitit 2000, pikërisht në vendin ku u vra sot, Ridvan Ramazani, është qëlluar për vdekje Mikel Bituku alias Pashuku. Ky i fundit disa ditë para vrasjes ishte konfliktuar për makinat, me Ridvan Ramazanin.

Në muajin nëntor, burimet policore thanë për “Shqiptarja.com” se të dyshuar për këtë vrasje kanë qënë Ridvan Ramazani dhe miku i tij Vid ose Xhabir Shega. Por sot e kësaj dite vrasja e Bitukut, nuk ka asnjë person të arrestuar dhe dënuar. Ndërkohë dy vite më pas, më konkretisht në vitin 2002 Edmir Koçia dhe Kujtim Vajushi, përfshihen në një shkëmbim zjarri, nga i cili mbetet e vrarë aksidentalisht J.M 9 vjeçe dhe u plagos e ëma e saj. Ngjarja u shënua më 26 prill 2002 pranë “Radio Shkodrës”, në qendër të qytetit. Vajza ndërroi jetë në spital, ndërkohë që autori i dyshuar Kujtim Vajushi, u arrestua nga policia dhe kreu 5 vite burgim. Vajushi ishte mik i ngushtë i Ridvan Ramazanit.

Gjashtë vite më pas, sërisht në fshatin Dajç në Shkodër, dëgjohen të shtënat e kallashnikovit, ku vritet në një pritë të mirëorganizuar, Enver Ramazani alias Hyseni. Ky i fundit është qëlluar në vitin 2008 dhe ishte xhaxhai i Ridvan Ramazanit. Enveri, udhëtonte me një automjet “Benz ML”, kur dy persona që qëndronin të fshehur anës rrugës, e kanë qëlluar për vdekje, pasi një plumb i ka prekur zemrën.

Ndërkohë dy muaj pas kësaj ngjarje të rëndë, sërisht në Dajç në shtator 2008 vritet Frederik Qerthaqi, pasi nga fisi Ramazani kishte dyshime dhe ishte krijuar bindja, se ai ishte pjesë e pritës me armë, ku kishte mbetur i vrarë Enver Ramazani. Frederik Qerthaqi, do të vritej me 10 plumba në vendin e quajtur “Lisi në Vorr”, ku gjashtë plumba i ka marë në kokë. Policia, zbuloi se vrasja u krye nga dy persona, por vetëm kaq.

 Edhe sot ajo mbetet mister dhe s’ka një autor konkret. Hasmëria mes dy grupeve nuk kishte të ndaluar, dhe kjo u tregua në mbrëmjen e 28 nëntorit 2012, kur të gjithë festonin 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë,ku mes të cilëve që festonte ishte dhe Edmir Koçia. I konsideruar deri në atë periudhë si i paprekshmi i Shkodrës, mbi Edmir Koçian lëshohen dhjetëra plumba kallashnikovi, duke e plagosur rëndë. Edmir Koçia, ka ndëruar jetë një ditë më pas në datën 29 nëntor.

Për policinë u krijua dyshimi se goditja e Koçisë, erdhi nga bashkimi i disa grupeve kriminale në Shkodër, dhe vrasja ishte kryer për motiv hasmërie me fisin Ramazani. Kjo vrasje e bujshme sot e kësaj dite nuk ka asnjë autor. Pa u mbushur mirë dy muaj nga vrasja e Edmir Koçisë, në 20 janar 2013, herët në mëngjes ekzekutohet me breshëri Kujtim Vajushi, pronari i një Bar-Restoranti në Shirokë, mik i afërt i Ridvan Ramazanit, dhe kundërshtar i betuar i Edmir Koçisë. Pas vrasjes se Vajushit, lokalin e tij e mori, Ridvan Ramazani, i cili përdoret ende dhe sot nga familja, Ramazani në Shkodër.

Për vrasjen e Vajushit, policia nuk ka asnjë person të dyshuar dhe të arrestuar. Mirëpi sërisht pa u mbushur dy muaj nga kjo vrasje, në 2 mars 2013, vritet me kallashnikov, 48 vjeçari, Kujtim Kraja, banor i lagjes “Tebe”, kushëri i parë, i Edmir Koçinë. Babai i dy fëmijëve, u vra pranë Varrezave të Dëshmorëve në qytetin e Shkodrës. Ai punonte me makinën e mbledhjes së mbeturinave dhe sapo ka shkuar të shkarkojë mbeturinat, persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar për vdekje.

Në 12 qershor 2015, ekzekutohet me snajper Vid Shega, i cili sipas burimeve të policisë kishte marë pjesë së bashku me Ridvan Ramazanin, në vrasjen e Mikel Bitukut. Vid Shega, nuk kishte shumë vite që kishte dalë nga burgu pasi ishte dënuar për vrasjen e anëtarit të familjes Bajri, 21-vjeçarit Indrit Bajri.

Ndërkohë dje në 28 nëntor 2020 u qëllua për vdekje njeriu kryesor i familjes Ramazani, Ridvan Ramazani, i cili mbeti i vdekur, pikërisht në vendin ku në vitin 2000, ishte ekzekutuar Mikel Bituku. Ramazani, për policinë e Shkodrës ka qënë një ndër personat kryesorë të dyshuar në vrasjen e Edmir Koçisë. Me sa duket goditja në të njëjtën datë është një mesazh i qartë dhe kuptimplotë që të çon në dyshimin e arsyeshëm, se vrasjen e Ridvan Ramazanit, e ka kryer grupi i Edmir Koçisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kini: 30/11/2020 13:35

    gjyhah

    Përgjigju
  • Demi..: 29/11/2020 23:17

    Keto vrasje jane shumica nga mosmarreveshje te castit pastaj jane kthy ne hasmeri..pa ndalim..dhe Shkodren e kan ba nje vend qe nuk jetohet..

    Përgjigju
  • Shkodër: 29/11/2020 16:42

    Mos hargjoni koh me u lodh pse ndodhin kto ngjarje si kjo si ka 27 vite askush ne mund ti ndalojn se esht shteti qe ndihmon per krimet varet se cila band paguan me shum kshu qe 27 vite nga nje hasmeri e asnje te denuar plus si kan kryer edhe krime te tjera

    Përgjigju
    • Pilo: 30/11/2020 02:56

      Ne gjithe qytetet me krime, policija nuk nderhyn, derisa kriminelet te vrasin njeri-tjetrin.

  • Gjergji: 29/11/2020 15:44

    I lutem nje shkodrani te na tregoje, se si eshte zgjidhja e kesaj situate. Si mund te mbyllen konfliktet mes fiseve ne shkoder?

    Përgjigju
    • Per Aaa: 20/02/2021 22:16

      Ne fakt ate po bajn. Pajtim nepermjet martesave

    • Aaa: 29/11/2020 21:57

      Mendoj qe zgjidhet me ane te martesave. Duhet te japin/te marrin vajza

  • Anonim: 29/11/2020 08:52

    Qoft i gjenetit se gjith per ate rrug jemi por ne menyra te ndryshme

    Përgjigju
  • Aaaa: 28/11/2020 23:23

    E cuditshme vec meshkuj te vrare

    Përgjigju
  • o gazetar: 28/11/2020 22:20

    jena hala me 28 nentor

    Përgjigju
  • Kirasi: 28/11/2020 22:08

    Lokalin nuk ja ka marr si shok po e ka lan me fajde vajusht . Ju kan marr lokalin e shpija e makina vajushve

    Përgjigju
    • Kirasi: 29/11/2020 23:19

      Hahahaha ju kan shu faren e ?. I ke ra piks mduket

    • O kurioz: 29/11/2020 15:46

      Vajusht kan nja tre kater vjet qe kan frig me ardh ne shkoder ju kan marr dhe makinat ramazant e shpija e lokale e tana . Ju kan shu faren vajushve . Paçon e kan ul prej makinet mes shkodres ja kan marr . Jan shpernda tan tu ju shi me i majt ne shpi per nji cop buk . Keto jan vajusht

    • Kuriozi: 29/11/2020 09:43

      Ja kan marr te gjitha? Pse kaq te dobet Jane vajusht?

  • Na ishin një herë ca te fortë: 28/11/2020 21:45

    Në fund nga këto dy fise të forta do ngelet vetëm maçoku i zi i të dy shtëpive.

    Përgjigju
  • Shkodra: 28/11/2020 20:07

    Bravo gazetari, je shume i sakte dhe profesionist. Te lumte se keshtu asht e verteta

    Përgjigju
    • goni: 28/11/2020 22:15

      bobo si neper filma kjo histori .... dy fise me mbi 20 te vrare gjynah

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet