Rrjeti televiziv BBC bëri të ditur se shërbimi i saj në gjuhën persiane ka siguruar dokumente nga një burim anonim sipas të cilave, Irani nuk po tregon të vërtetën lidhur me situatën e krijuar në vend nga pandemia.
BBC thotë se vdekjet si pasojë e COVID-19 në vendin e Lindjes së Mesme janë gati tre herë më të larta sesa ato që pretendon Irani, ose 42,000 vdekje deri në 20 korrik, por ministria e Shëndetësisë raportoi 14,405 të vdekur.
Në mënyrë të ngjashme, shkalla e infeksionit paraqitet dy herë më e madhe. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 278.827 të infektuar, por sipas dokumenteve të siguruara nga BBC bëhej fjalë për 451,024 infeksione që nga fillimi i pandemisë.
Për më tepër, vdekja e parë si pasojë e COVID-19 në Iran ndodhi më 22 janar sipas të dhënave mjekësore të siguruara nga BBC. Megjithatë Irani e raportoi atë pothuajse një muaj më vonë. Pavarësisht fshehjes së të dhënave, BBC thotë se Irani mbetet vendi më i goditur në Lindjen e Mesme nga COVID-19.
Burimi anonim i tha BBC-së se i ofroi dokumentet për të "hedhur dritë mbi të vërtetën" dhe për t'i dhënë fund "lojërave politike" mbi pandeminë e koronavirusit./VOA
*Titulli redaksional
Titulli origjinal i VOA: BBC: Irani fsheh statistikat mbi COVID-19
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2372
Lajme të tjera
-
Ben Blushi: Pse e sulmoi Irani Izraelin
15 Prill, 20:58
-
Pse mburoja izraelite është e aftë të përgjojë dronët iranianë! Avionët amerikanë dhe Britanisë së Madhe mbrojnë Jerusalemin
14 Prill, 09:54
-
Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit, Presidenti, Rama e ministri Hasani: Kërcënim i rëndë, rrezikon paqen në Lindjen e Mesme
14 Prill, 09:35
-
Lufta/ Iran: Hakmarrja e pashmangshme, do të vendosim si dhe kur! Izrael: IDF merr trupin e pengut Katzir të vrarë në Gaza
6 Prill, 08:35
-
SHBA në gjendje të lartë gatishmërie pas kërcënimit të Iranit drejtuar Izraelit
6 Prill, 07:34
-
Lufta në Gaza/ Biden: Mbështetja e SHBA për Izraelin varet nga masat e reja për mbrojtjen e civilëve
4 Prill, 08:42
-
Gazetari i Zërit të Amerikës, në listën e sanksioneve të reja të Rusisë
15 Mars, 22:14
-
Studiues e diplomatë komentojnë vizitën e Sekretarit Amerikan, Blinken, në Shqipëri: Dëshmon angazhim të madh në gadishullin ballkanik
14 Shkurt, 19:50
-
Kundëradmirali amerikan: Irani, drejtpërdrejt i përfshirë në sulmet ndaj anijeve tregtare
22 Janar, 21:50
-
Pronarja e një dyqani në Iran dënohet me dy vjet burgim pasi publikoi foto pa shami
5 Janar, 20:27
-
Dr. Elez Biberaj del në pension pas një karriere 43 vjeçare tek Zëri i Amerikës
21 Dhjetor 2023, 11:22
-
Irani kryen edhe një ekzekutim lidhur me protestat e vitit 2022
23 Nëntor 2023, 19:53
Si gjithmone ne kete shtet qe nuk eshte shtet nuk ju a mban te merren me bosat e krimit e te korrupsionit.por merren me ata qe jane te mundur .
Përgjigju