La titullin mbretëror për t’u martuar me shqiptarin/ Aktori flet për jetën me konteshën franceze: Duhemi shumë, nuk ka rëndësi ku jetojmë! (VIDEO)

‘Ajo la titullin e familjes mbretërore për tu martuar me aktorin shqiptar dhe për të jetuar në një fshat në periferi të Tiranës, kryeqytetit të një vendi të vogël ballkanik.”

Mund të duket si një përrallë, por kjo është historia e dashurisë së aktorit Genti Kame dhe bashkëshortes së tij, një ish konteshe franceze, e cila në shkëmbim të celembrimit më një mashkull me gjak jo martesor, duhet të linte titullin e familjes së saj, pasardhësve të mbretit Luigji VI.

Duket se çifti ia ka dalë për mrekulli të krijojnë një familje të shëndetshme ku mbizotëron dashuria.

I ftuar në “Rreze Dielli” aktori Genti Kame tregon për martesën me ish konteshën, vajzat e tyre dhe kthimin prej disa vitesh në Shqipëri.

Vajzat dua që në rradhë të parë të bëhen njerëz të mirë. E vetmja pasuri që mund t’i lë fëmijëve të mi është edukata dhe shkollimi. Vetëm atëherë do të dinë të zgjedhin, kështu mund të bëjnë edhe para, sepse kanë mendjen e duhur dhe edukatën.

Familja e gruas sime është me gjak mbretëror, pasardhëse e Luigjit VI. Ajo ose do rrinte pa martuar e do mbante titullin, ose do martohej me mua. E vlerësoj këtë gjë, këto janë gjëra pa rëndësi, rëndësi ka që njerëzit të duhen, ne duhemi shumë, nuk ka rëndësi ku jetojmë, si jetojmë, titulli, ne jemi njerëz të mirë, rrisim fëmijët tanë dhe duhemi shumë.” thotë aktori Genti Kame.

VIDEO/Intervista e plotë e aktorit Genti Kame në emisionin Rreze Dielli në Report TV

D.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 18/01/2020 11:53

    Te dhjefsha konteshen e ketij.Kjo eshte nje pabukse franceze.

    Përgjigju
    • Askushi: 18/01/2020 19:54

      Beno e vështirë është bota për zmirrzinjtë si puna bote.

  • Altini: 18/01/2020 00:09

    Bravo

    Përgjigju
  • Ardi: 17/01/2020 14:26

    Genti Kame. Respekte as nuk kisha pasur rastin tju dëgjoja ndonjëherë,por me këtë intervistë që po shoh tregon që je dhe vet shumë fisnik dhe umile njeri. Respekte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Resortet e Kushner në Sazan? Rama: Projekti ende në fazën e shqyrtimit! Do të negociojmë pjesëmarrjen e shtetit në atë investim

Resortet e Kushner në Sazan? Rama: Projekti ende në fazën e shqyrtimit! Do të negociojmë pjesëmarrjen e shtetit në atë investim