Laboratori i heroinës në Has, Apeli i GJKKO prish dënimin me 12 vite burg për Astrit Avdylin, rikthehet për gjykim! Ndryshim të vendimit edhe për 4 të tjerë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi më shumë se një vit më parë Astrit Avdylin me 12 vite burg por kreu i Bandës së Shijakut do të duhet t’i rikthehet gjykimit në shkallë të parë edhe një herë tjetër. Ky ishte vendimi i sotëm të Apelit të GJKKO e cila ndryshoi  vendimin e shkallës së parë për disa nga të akuzuarit për laboratorin e heroinës në Has.

Apeli i GJKKO vendosi që gjykimi për Astrit Avdylin të rinisë edhe një herë në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Apeli gjithashtu prishi vendimin për të akuzuarin Jasin Avdyli (Kala), të cili i shtoi dënimin nga 7 vite në 12 vite burg Apeli vendosi që Fatos Llaftiu nga liria të rikthehet për gjykim në shkallë të parë. Ndërkohë që Denis llaftiu nga i pafajshëm i ndryshohet vendimi në 10 vite burg. Të vetmet vendime që Apeli i GJKKO la në fuqi ishte dënimi me nga 15 vite burg të Xhemal shalës e Iskënder Sales.

Kujtojmë se për këtë dosje më herët janë dënuar me 125 vite e 2 muaj burg 17 të pandehuri të tjerë. Admir Hoxha, që njihet si ideatori i krijimit të laboratorit të zbuluar në Brenog të Hasit si dhe bashkëpunëtorëve të tij, grupi i i Avdylajve të Shijakut, por edhe të tjerë në Lezhë, Fier dhe Sarandë. Më herët këtij grupi i është sekuestruar edhe pasuria, e cila kapte vlerën e 5 mln eurosh. 

Kjo dosje penale ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016 nga prokurori Anton Martini, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës. Fill pas kësaj indicie, prokuroria ka marë informacion se prapa shpërndarësve të heroinës të arrestuar në Kavajë, qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe me influencë.

Kjo pasi kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Çështja është rregjistruar në dhjetor 2016 tek Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës,ku dilnin në përgjime Avdylajt e Shijakut.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • turi: 04/04/2023 16:58

    denojini me burgim te perjetshem....pisa njerez....

    Përgjigju
    • shoku: 04/04/2023 22:27

      O tur ke nai gjo ?? Njoni prej ktyne që u ësht përmen emri në kte shkrim jam. Ke nai problem?

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën