Laçi i mbijetesës fut në krizë Vllazninë, Teuta fiton në Korçë! Të dielën supersfida Egnatia-Partizani, Shehi: Do jetë sfidë ndryshe nga 'final-four'

Vllaznia ka pësuar një disfatë të hidhur në shtëpi kundër Laçit, pasi kurbinasit ia kanë dalë të fitojnë 1-2. Në Loro Boriçi shkodranët kaluan të parët në avantazh me Hakajn, por miqtë përmbysën në pjesën e dytë me Tresën dhe Ujkën. Kjo ishte ndeshja e katërt e Vllaznia pa fitore në kampionat, teksa numëron dy humbje dhe dy barazime, ndërsa nga ana tjetër ishte një 3 pikësh i artë për kurbinasit e Cungut që luftojnë për mbijetesë dhe siguruan fitoren e 2 radhazi.

Sakaq Skënderbeu është mposhtur në shtëpi 0-1 nga Teuta. Para se të realizonin golin e fitores me Gjinin durrsakët humbën një penallti, por ajo që vlen më shumë janë 3 pikët në luftën e fortë për mbijetesë.

Nga disfata e Korçarëve përfitoi Tirana, që në minutat e fundit të përballjes me Kukësin realizoi me Abazajn, duke marrë një fitore të vuajtur 1-0. Megjithatë ishte e mjaftueshme për të parakaluar Skënderbeun në renditje, duke shkuar të paktën përkohësisht në vendin e katërt. Tre pikët pas një kohe të gjaë megjithatë nuk gëzuan tifozët bardheblu në Air Albania, të cilët kontestuan e vërshëllyen futbollistët për sezonin me shumë ulje-ngritje.

Java e 31 e Superligës vijon këtë të dielë me supersfidën Egnatia-Partizani. Një fitore në orën 15:00 kundër rrogozhinasve kryesues do bënte që të kuqtë të arrinin vendin e dytë. Kjo pasi Vllaznia humbi me Laçin dhe në duelet direkte kanë humbur me të kuqtë kampion në fuqi.

“Nuk janë teste për final-four, por përballje me kundërshtar direkt. Ne do shkojmë në final-four ku kampionati vendoset me dy ndeshje dhe ana psikologjike nuk është njësoj si tani duam apo nuk duam ne,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Partizanit.

Sfida që mbyll javën e 31 të Superligës luhet mes Dinamos dhe Erzenit në orën 18:00.

Ne.k./N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Hodhën molotov para bashkisë, Gjykata cakton masën 'Detyrim paraqitje' për 2 protestuesit (EMRI)

Tiranë/ Hodhën molotov para bashkisë, Gjykata cakton masën 'Detyrim paraqitje' për 2 protestuesit (EMRI)