Lady Gaga kundër Trump, del në mbrojtje të të drejtave të transgjinorëve

Lady Gaga kundër Trump, del në mbrojtje të të drejtave të transgjinorëve

Lady Gaga

Këngëtarja Lady Gaga, ka shprehur qëndrimin e saj të fortë kundër ligjeve diskriminuese ndaj personave transgjinorë, duke theksuar se ata meritojnë mbrojtje dhe përkrahje nga shoqëria.

Në një intervistë të fundit për Apple Music me Zane Loëe, Gaga komentoi mbi sfidat e komunitetit trans, duke i cilësuar ato si “jashtëzakonisht të padrejta” dhe theksoi se këta individë përjetojnë dhunë dhe diskriminim çdo ditë. Ajo bëri thirrje për mbështetje dhe respekt ndaj personave trans, duke theksuar rëndësinë e dashurisë dhe mbrojtjes së tyre nga ligje të padrejta.

Komentet e saj erdhën pas fjalimit të fortë gjatë ceremonisë së “Grammy Aëards” ku fitoi çmimin për “Best Pop Duo/Group Performance” për këngën “Die Ëith A Smile” me Bruno Mars.

Gjatë fjalimit, Gaga theksoi se personat trans “nuk janë të padukshëm” dhe se ata meritojnë dashuri, mbrojtje dhe respekt nga shoqëria.

Ajo gjithashtu foli për përvojën e saj personale dhe rëndësinë e dëgjimit të historive dhe sfondit të individëve të shtypur. ''Çdo komunitet i shtypur ka një përvojë të veçantë dhe individët kanë përvoja të ndryshme'',

Këngëtarja theksoi se kjo njohuri e bën atë një aleate më të fortë për komunitetin transgjinor.

Gaga, e njohur për mbështetje të fuqishme ndaj komunitetit LGBTQ+, ka lansuar albumin e saj të shtatë, “Mayhem”, dhe do të jetë kryesuese e festivalit të njohur Coachella muajin e ardhshëm. Po ashtu, ajo ka planifikuar një koncert falas në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro gjatë muajit maj.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

U vra me armë zjarri një natë më parë, 19-vjeçari pjesë e klubit të futbollit FC Mitrovica

U vra me armë zjarri një natë më parë, 19-vjeçari pjesë e klubit të futbollit FC Mitrovica