Laert Vasili lë trasmetimin në 'Repolitix' pas akuzave personale me aktivistin, Mërtiri me ironi: Ti bën zhurmuesin, unë jam ping pongist!

Ka vijuar debati për Teatrin në studion e emisionit ’Repolitix’. Kjo çështje ndezi sërish polemika duke bërë që aktori Laert Vasili, i cili është pro ndërtimin të një godine të re të lë transmetimin gjatë një lidhje me skype. Gjithçka nisi pas akuzave dhe kundër-akuzave mes tij dhe përfaqësuesit të Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Ergys Mërtiri. Diskutimi nisi fillimisht me argumentat e secilës palë pro dhe kundra ndërtimin për teatrin e ri.

"Për sa kohë vonohet ndërtimi për teatrin është një humbje për teatrin. Nuk e kuptoj çfarë pengon ndërtimin, është humbje kohe .Për mua është thjeshtë një grup dhe segmente të caktuara. Një pjesë e atyre që vendosën të djegin mandatin. Ky grup ka thyer të gjitha rregullat edhe të pandemisë. Njerëz që kërkojnë zbatimin e ligjit që thyejnë vetë ligjin. Kur qarkullojnë me muzikë tavalla. Një grup prej 100 vetash marrin peng një godinë duke injoruar një bashki të madhe artistike që flet për kushtet e llahtarshme. Dhomat e poshtme të teatrit janë përdorur për tortura", tha aktori.

Ndërsa është kundërshtuar nga Mërtiri, i cili e ka konsideruar një akt kriminal prishjen e godinës së teatrit ekzistues.

"Ka gjithmonë një grup aty 24 orë. Duhet të ishte bërë një teatër i ri por në asnjë mënyrë të prishet ky që është. Akt i tillë është një akt kriminal. Ne këto kemi s'kemi objekte të tjera të rëndësishme. Ajo që e ka mbajtur gjallë është rezistenca jonë. Sa kohë jemi aty objekti do ekzistojë. Këta me ligj janë ku thërret qameti. Ne jemi të fortë se kemi të vërtetën nga pas. Ne do ta mbrojmë se e kemi mbrojtur. Ne jemi përballur edhe me forcat e policë dhe kemi fituar. Aktorë janë tërhequr zvarrë", tha Mërtiri

Por kur debati u politizua, ndërsa u vijua në ofeza personale Vasili vendosi të largohej gjatë transmetimit live, duke fikur skype.

"Ti flet broçkulla, budallallëqe. Ai bën zhurmuesin. Unë jam ping pongist",  iu drejtua kështu me ironi Mërtiri aktorit.

Kaq ka mjaftuar që Vasili të paralajmëronte se do të largohej duke lënë transmetimin.

"Kështu më duhet të largohem dhe këtë e vendos unë. Kuptohet kush është i politizuar", tha Vasili ndërsa u largua.

Aktori vendosi të rikthehej për të përfunduar argumentin e tij, por pa praninë e Mërtirit në lidhje skype.

"Publikun e respektoj kur bëj teatër. Zotëria përdor fjalë të huaja që nuk i din. Këta që nënvizojnë Evropën janë alla partizançe. Kontrolloni të ftuarit të ruajnë etikën. Këtu nuk jemi tek klubi lagjes", sqaroi aktori.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 13/05/2020 15:23

    Nuk e di duhet ta shoh in Ata "vlashet" e kontrollit te plazhit se eshte Turp.

    Përgjigju
  • Pingpongisti real: 13/05/2020 14:39

    Po pse ore palaco Gazetar Mertiri me Sportin tone te dashur timer do ofendosh Artistin e Talenduar qe tani ne moment po shikoja nje Artrim filmi te tij bashke me Budinenen Po kush je timer qe diskuton per teatermer pdist i qelbur dhe nuk ja lejon kete problem ta diskujtojne ata artiste qe kane kaq vite ne nje karakatine salle te degraduar qe asnjehere nuk ka qene per te luajtur Teaterdhe na kane dhene Alegri me interpretimet e tyre Brilante Ne vend te diskutosh qe te prishet ajo plere dhe te behet nje Teater Modern si ne vendin tim po u be bytha jote qe flet militant i qelbur dhe ofendon njerezit e Artit Shko tani tek Shqupi dhe ha supen e dreges se e mbarove punen e gazetarise qe te ngarkoi Lulushi

    Përgjigju
  • Artan: 13/05/2020 03:22

    Aha, ky Mërtiri na qenka "aktivist". Ky është aktivist i ShQUP-it, nje gagaç që dëshmon mjerimin e arsimit të lartë në Shqipëri, me profesorë injorantë si ky, dopio Marku dhe ai Gjeka i Markajve.

    Përgjigju
  • Andi: 13/05/2020 03:18

    E ke gabim o leart vasili ,,duhet ta mbrosh teatrin,,je shitur per nje cope buke,,po vazhdove keshtu ne qofte se zgjidhet nje tjeter person ne bashki ti nuk je me aktor......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët

Delvinë/ Autobusi dhe një furgon digjen gjatë natës, shkrumbohen nga flakët