Lagjia e re e Kukësit mes baltës dhe gropave! Banori: Një të sëmurë në spital mezi e çojmë, nuk ka rrugë (VIDEO)

Mban vetëm emrin Lagjia e Re. E populluar me banorë të përiferisë gjatë viteve 90’ sot ky territor është kthyer i pajetueshëm për kuksianët. Me stinën e dimrit shtohen edhe më shumë problemet 

Sa herë ka reshje të shiut dhe të borës rrugët në Lagjen e Re të Kukësit bëhen  të pakalueshme

“Nuk shkon dot te një shok apo mik sepse mbytesh në baltë. Fëmija nuk del dot në derë, se na vjen balta te shtëpia” – tha një prej banorëve.

Banorët thonë se i vetmi moment që vizitohen nga Bashkia është para fushatave zgjedhore.

“Jemi që 15 vite këtu me shtëpi të leglizuara dhe taksa të paguara. Janë me qindra banorë që kalojnë në këtë lagje dhe përsëri jemi kështu. Edhe njnë të sëmurë në spital mezi e çon, që 15 vite vuajmë” – tha një banor tjetër.

“Vetëm kur marrin votat na kujtojnë, hedhin një rrugë cakull dhe ikin” – tha një banor.

“Edhe fëmijët në shkollë duhet ti shoqërojë një njëri, fëmija nuk del dot në derë” – tha një banor tjetër.

Kryebashkiaku i qytetit verilindor në daljen e fundit mediatike tha pas janarit do të nisin investimet, ato që kanë munduar në vite.

1609963262_kukesi.jpg

Rrugët e prishura në 'Lagjen e Re' në Kukës

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 07/01/2021 01:24

    Pse paskeni shku deri ne Kukes.Shihni tek minibashkia nr 2,tek Flor Pullazi,Çeçeni komplet,n'mes te Tirones.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti