Lajçak, i paanshmi i anshëm në dialogun Kosovë- Serbi

Lajçak, i paanshmi i anshëm në dialogun Kosovë- Serbi

 

Në përmbyllje të mandatit një vjeçar, i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi,  Lajcak ka shkaktuar edhe një skandal diplomatik pasi zyrën e tij kishte vendosur një hartë të Ballkanit Perëndimor ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë. Megjithatë një gjë e tillë është hedhur poshtë nga Miroslav Lajçak,  i cili me anë të një postimi në mediat sociale ka treguar se në zyrën e tij mban një hartë në të cilën Kosova dhe Serbia janë të ndara.

“Është një hartë zyrtare e BE-së, e Ballkanit Perëndimor. Kosova është aty dhe po ashtu është linja që e ndan Kosovën nga Serbia. Dita e sotme është një shembull se pse dialogu për normalizimin të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kaq i rëndësishëm. Kështu që çështje të ngjashme nuk do të shkaktojnë më keqkuptime”, ka shkruar më tej Lajçak.

Reagimi i Lajçak erdhi pasi shumë qytetarë të Kosovës dhe përfaqësues politikë, kanë ngritur shqetësimin për një intervistë të tij, ku mbrapa tij gjendej një hartë në të cilën tregohej një hartë e Ballkanit e ku Kosova thuhej se ishte pjesë e Serbisë.  

Ka qenë pikërisht kjo foto dhe diskutimet që ajo që ngjalli, për të sjellë edhe njëherë në qendër të opinionit vendas ata që e quajnë anshmëri të Lajçak.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë Miroslav Lajçak mori mandatin e Emisarit Special të BE-së në prill të vitit 2020.  Vendimi që ai të vinte në këtë  pozitë kishte shkaktuar shumë polemika, të forcuara më shumë nga veprimi i tij në korrik të 2020-ës kur në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, ishte ulur në anën e palës serbe.  Pas takimit me Aleksandër Vuçiç në Beograd, Miroslav Lajçak kishte lëshuar edhe një tjetër deklaratë në tetor 2020, që po ashtu kishte nxitur reagime në Kosovë. Duke deklaruar se ndryshimi i kushtetutës është diçka e mundur nëse kjo do të nënkuptonte arritjen e një marrëveshje mes palëve.   Diplomati sllovak në retorikën e tij ka përmendur nevojën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës për të cilën thoshte se është nënshkruar marrëveshja në Bruksel në vitin 2013.

Të gjitha dyshimet dhe polemikat për sjelljen e emisarit të BE-së do të marrin një përgjigje në 1-3 Mars, data kur Lajçak do të qëndrojë në Kosovë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 26/02/2021 16:02

    BE me qellim apo pa qellim,emrimi i dy perfaqesueve ndermjetesuses nga Spanja dhe Sllovakia, eshte pak sa i tejdukshem.Dy shtettet qe nuk e njohen Kosoven,madje dy personalitetet zyrtare te tyre qe lobuan kunder Kosoves.KJo nuk dhemb aq sa dhemb kur te njejtit zyrtare po nga pozita e BE, ne vend se te angazhohen per njohjen e Kosoves nga shtetet e tyre te vonuara, ata injorojne pavaresine e Kosoves, me harta serbe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund