Rama: Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Shteti i ka marrë të gjitha masat nëse do të jetë e nevojshme

Rama: Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Shteti i ka marrë të gjitha masat nëse do të jetë e nevojshme

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Mes panikut që u përhap pas shpërndarjes së një audioje në Whatsapp dhe bisedave të kafeneve se në farmaci nuk ka maska, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke siguruar të gjithë qytetarët se koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë. Më gërma kapitale, për ta theksuar më tepër mesazhin e tij, kreu i qeverisë bën me dije se shteti i ka marrë të gjitha masat dhe ka kapacitet të mjaftueshëm për ta përballuar në rast se do të regjistrohen persona të infektuar, gjë e cila nuk ka ndodhur deri më tani. Rama bën një analogji me panikun e përhapur pas tërmetit të 26 nëntorit, ku si pasojë e një lajmi fals se do kishte një tjetër lëkundje të fuqishme, e gjithë Tirana dhe Durrësi dolën në rrugë, duke këshilluar që të marrin parasysh vetëm informacionet që vijnë në rrugë zyrtare

"Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Por si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim. Të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim. Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë", shkruan Rama.

Lidhur me atë audio e cila u shpërnda mëngjesin e sotëm në Whatsapp nga një vajzë, sipas së cilës vjehrra e motrës së saj konfirmonte 12 raste në Shqipëri dhe se shteti e fsheh, ka reaguar më herët edhe ministria e Shëndetësisë. Një mesazh dashakeqës e kanë cilësuar Ministria, qetësuar qytetarët se do të jetë transparente me shifrat në rast se do të ketë persona të dyshuar.  Koronavirusi është përhapur edhe në shumë shtete të tjera të botës, mes tyre edhe në Italinë fqinje, ku janë regjistruar 2 viktima dhe mbi dhjetëra të infektuar. Kjo gjë ka bërë që Shqipëria të shtojë masat e sigurisë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 24/02/2020 20:52

    Para kesaj gjendjeje gjunjezohen ato qe kane shtete te verteta dhe popuj me kulture politike jo ti qe nuk ke shtet?ti ke vetem llapen e qenit dhe militantet qe besojne ne mrekulline e udheheqesit!

    Përgjigju
  • shkoder: 24/02/2020 05:34

    zoti rama mbylli kufijt sa je ende ne kohe se po hyri koronavirusi ne shqiperi moret fund se nuk keni kapacitet si shtet ti beni ball ketij virusi do mbaheni mend si vrasesi shqipetarve me vetdije te plote

    Përgjigju
    • Rama: 24/02/2020 09:15

      Po cfare masash ke marre ti mo derdimen. Nuk ka pare historia mashtrues me ordiner se ti dhe person me te paafte per menaxhim. Legen!

  • Papi: 23/02/2020 23:56

    O zoti kryeminister thirri rrakadakes edhe italia thoshte i kemi marre masat por kur doli viktima e pare mbrenda 24 oresh u paralizuan 10 milion popullate pra nqs don te besh dicka beje para se pastaj ske cben pra blloko levizjen me jashte te pakten per dy muaj meqe akoma skemi raste

    Përgjigju
  • Spiuni: 23/02/2020 23:01

    Po nga drejtoreshat e tua ka dal lajmi pra neper mhb telefonash qe bejne sikur ja thone shoqeve ne konfidencialitet. Apo mos i ke thene vet ndoshta ta perhapin lajmin per te krijuar panik??? Se ti vetem nga fatkeqesit natyrore po rri ne pushtet akoma...

    Përgjigju
  • Qytetari: 23/02/2020 21:48

    Mos degjo malokun edo po mbaje mire me boten.. Vazhdo plako te bosh tre piksha je me i miri qe ka njoft veni..

    Përgjigju
  • Thone se lylbasha ka simptoma Virusi ,prur nga Hollanda .: 23/02/2020 21:28

    Tregoni kujdes zKM nuk eshte humor mediesh por dicka e vertete . Merrni masat sa te jet teper vone . Te pakten per kte semundje te rrezikeshme behui serioze si shtet sepse pasojat do jen te apokaliptike

    Përgjigju
  • Lol: 23/02/2020 21:21

    Ne quarantin kushdo vjen ne shqiperi. Shifni rumanin

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 23/02/2020 20:52

    Zoti Kryeminister. Masat mund ti merrni po virusi po erdhi ne Shqiperi nuk keni cfare ti beni. Nuk ka vaksine

    Përgjigju
  • Eri: 23/02/2020 18:40

    Po ik ben politik dhe me virusin.Ajo po perhapet me nje shpejtesi te frikshme ne Italine e veriut pjerdh ajo per ato krevatet e tu me carcaf te qelbur dhe spitalet si stalla derrash.Thuaj ne kemi bere sa mundemi ju vetmbrohuni kaq .Jo derci e verci.Fillo fut ne karatine personat qe vijne nga lombardia se fundja ku e di ti ai mund te jet mbartes dhe nuk ka asnje shenje as temperature ti e shikon me termometer dhe kaq ku e di ti qe flet me garanci se na keni lodhur si dhe ai i PD.

    Përgjigju
  • Lefteri: 23/02/2020 18:30

    Me pulat pa koke qe ka VENE Rama ne ministrine e shendetesise SHQIPERIA ESHTE E EKSPOZUAR NGA CDO LLOJ FLAME SHFAROSESE QE BIE NE BOTE

    Përgjigju
    • A.n.: 24/02/2020 00:05

      Thuaj cfare te duash por si Nard Ndoka nuk besoj do kete me shqiperia per minister shendetesie. :)

  • Maskatori: 23/02/2020 17:08

    Meqe i quni biseda kafeneje, me gjej njw farmaci ku mund te blej maske? Se vete nuk gjeta. Kur ta gjeni ma sillni aty tek report tv se vij e marr vet flm respekt

    Përgjigju
    • Farmacia: 23/02/2020 17:30

      1 Te kryqezimi i rruges dritan hoxha (laprake) dhe rruges qe te con tek spitali ushtarak. 2 Tek qendra condor (ish parku autobusave) Ktu jan dy farmacite ku bleva une :)

    • Dory: 23/02/2020 17:23

      Maska nuk e parandalon... Gjithsesi ne farmaci ka sa te duash

  • Emi: 23/02/2020 17:07

    Edhe me ardhe si ska ka me shku pa ardh ne pra e e berballoj. Shqiptare kaj tash 30 vjet si hajm ushime e hapa te skadum.

    Përgjigju
  • Lleshi: 23/02/2020 16:56

    Ramaaa na pajis te gjithve me maska ffp3

    Përgjigju
  • Mos o zot: 23/02/2020 16:51

    Po aty mos ardhte kurre se po erdhi, nga 2 milionë qe jemi as s'gjysmat muk do mbetet.. Ashtu thoshin dhe keta ketu ne lombardi :jemi përgatitur, tani qe plasi na kan mbyllur brenda ne shtepi e kan ven ushtrin te ruaj se s din nga tja mbajn.. Hapni syt K.M mos neglizhoni se po e heqim ne lëkurën ton edhe te siguroj qe s'eshte kollaj te rrish mbyllur i burgosur ne shtepi e sdi ca tu thuash fëmijëve... Te fala edhe sa per maskat mos u zini kot se nuk duhen sot na sqaruan qe maska se ndalon virusin prandaj... Kush është me temperaturë të rri ne shtepi e vetmja mënyrë për të ndaluar te përhapet.

    Përgjigju
  • Arber: 23/02/2020 15:45

    Ishallah te ze ty edi,,... saliun,,meten,dhe bashen te qeroheni njehere e mire.....

    Përgjigju
    • amin o zot: 23/02/2020 18:32

      ishalla llafi jot ne vesh te perendis

    • Arber te lumt goja: 23/02/2020 16:55

      Arb te lumt goja ishallah se rama eshte zgjebe po na vdes per se gjalli skemi buk me honger

    • Alban: 23/02/2020 16:50

      I bashkohem urimit tuaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin