Iu hodh mbi furgon familjes së pasur të turistëve spanjollë, dënohet me 1 vit burg Mihal Kokëdhima

Iu hodh mbi furgon familjes së pasur të turistëve spanjollë, dënohet me 1 vit burg Mihal Kokëdhima

Mihal Kokëdhima gjatë sulmit ndaj turistave të huaj

VLORË - Është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit të ndërtuar pa leje në Porto Palermo të Himarës "Panorma", për akuzat e ‘kanosjes’, “dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’. Historia lidhet me sezonin turistik të këtij viti, kur në restorantin e Kokëdhimës, i cili u shemb pas skandalit, shkuan disa turistë spanjollë me guidë shqiptare. I gjithë sherri nisi për një ngatërresë në numrin e peshqve të porositur nga familja spanjolle e biznesmenit të njohur spanjoll Eugenio Galdonthemelues i kompanisë 'ONO'.

Eugenio Galdón së bashku me familjen e tij kishte zgjedhur Shqipërinë e bukurive të jashtëzakonshme natyrore, për të pushuar, por u përballë me një situatë aspak të zakontë, gati-gati si një skenar filmash "hollivudian" që askujt nuk i kishte shkuar ndërmend. Në restorantin 'Panorma', që me siguri e ka përzgjedhur për shkak të pamjes fantastike nga deti që ai ofronte, jo vetëm që nuk mori shërbimin e kërkuar, porosia e tij erdhi me shumë vonesë, por u përndoq nga pronari i hotelit, Mihal Kokëdhima, kushëri me ish-deputetin Koço Kokëdhima. Mihal Kokëdhima, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, iu hodh me trup furgonit ku udhetonin spanjolli së bashku me familjen e tij, dhe teksa automjeti ishte në ecje, Kokëdhima godiste me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.

LEXO KËTU DËSHMITË

VIDEO\ Momenti sulmit të Mihal Kokëdhimës ndaj turistave të huaj

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eris: 18/12/2019 08:26

    Kanosje?Ky pler vetem per demtim imazhi te turizmit minimumi duhet te qendroj 4 vite brenda.Sistem gjyqsor i kalbur si vet Albanistani

    Përgjigju
  • Shaban: 18/12/2019 07:18

    Po ndertimi pa leje po zaptimi i prones publike e mbase edhe ndonje fallcifikim po aktivitet pa leshuar kupon tatimor? Kaq thjeshte manipulohet drejtesia.

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 17/12/2019 20:42

    Pak e pati nje vit, nje 2.5 vjet do ishte mire per kete faqezi.

    Përgjigju
  • Gjorm: 17/12/2019 16:33

    Gjynah i shkreti Mihal mbante me buke dhe ngrohte vajzate e Vlores. E shkateruane vlonjatet

    Përgjigju
    • @gjorm: 18/12/2019 06:37

      Po kush Vlonjat e shkatërroi o të shkërdheftë kina familjen ai ja bëri vetes me ata spanjollët ky thot ja bënë Vlonjatët.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet