VIDEO- E rëndë në Korçë/ “Mami eja se vëllai nuk merr frymë”, bombola e oksigjenit vret 3-vjeçarin (Detaje)

Korçë-  Bombola e oksigjenit vret 3-vjeçarin. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak orë më parë në një banesë private në fshatin Mborjë të Korçës, ku një tre vjeçar humbi jetën pasi u zu poshtë nga një bombol oksigjeni.

Gazetarja Iris Rezhda ka shkuar në banesën ku ndodhi ngjarja, aty ku mësoi se i mituri ishte gjetur i shtrirë në dyshemenë e dhomës, i gjakosur e me plagë të rënda në kokë nga vëllai i tij 6-vjeçar.

“Mami eja së vëllai nuk po merr frymë”,- mësohet t’i ketë thënë ai nënës së tij.

Kaq ka mjaftuar që familja të alarmohet. E ëma e ka gjetur të mbuluar më gjak, ndërsa i ati e ka marrë të voglin në krahë dhe e ka dërguar në spital, por pak orë më vonë ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda në pjesën e kokës.

I mituri, siç thonë familjarët, ka qënë duke luajtur dhe është ende e paqartë se si bombola e rëndë që përdorej nga gjyshi i sëmurë ka lëvizur duke e zënë poshtë.

Nëna e të miturit është në gjendje shoku dhe nuk mund të flasë asnjë fjalë, ndërsa të afërmit e tjerë preferojnë të heshtin.

Bombola që zuri poshtë fëmijën

Rrezhda sqaroi për Report Tv e Shqiptarja.com se bëhet fjalë për një familje të varfër, pa të ardhura që jetonte vetëm me pensionin e gjyshit.

Grupi hetimor ka shkuar tashmë në vendngjarje dhe pritet të zbardhë më shumë detaje për gjithçka ndodhi.


Shtëpia e 3-vjeçarit


Njoftimi i policisë

Më datë 16.08.2018, rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, në banesë, shtetasit J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur, aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë, një bombul gazi e madhe e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit.

Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    7 dite para zgjedhjeve, a ju janë ofruar para ose favore në këmbim të votës?

Komento

Komente

  • Erik: 16/08/2018 16:17

    Ah i vogli ti cfare fati mizor paske pasur?! U befsh engjell ne qiell nese ata ekzistojne, ngushellime prinderve dhe vellait.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

’Pa Gjurmë’/ Zhdukja e Bleona Matës reagon nëna e Begzim Isës: Vajzën nuk e rrëmbeu im bir, por gjejeni…