Konflikt me thika mes bashkëmoshatarëve, humb jetën 14-vjeçari nga Fushë Mamurrasi (EMRI)

Konflikt me thika mes bashkëmoshatarëve, humb jetën 14-vjeçari nga Fushë Mamurrasi (EMRI)

Foto ilustruese

KURBIN- Një 14-vjeçar nga Fushë Mamurrasi, i identifikuar si Adriel Sala, ka humbur jetën pas një konflikti me thikë që ka pasur me bashkëmoshatarin me iniciale A.XH., 15 vjeç.

I mituri u dërgua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 20:30, ndërsa sherri dyshohet se ka nisur si pasojë e një konflikti të çastit. Autori i krimit është arrestuar dhe është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi i policisë: 

Kurbin 

Informacion paraprak 

Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit. 

Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet