Lajm i keq për ata që fillojnë pushimet! Të mërkurën nisin reshjet e shiut! Ja kur do rikthehet dielli

TIRANË- Një lajm i keq për të gjithë ata që kanë zgjedhur që t'i bëjnë pushimet në gusht! E mërkura rikthen reshjet e shiut në vend.

Sipas metorologes Adiola Bani kjo është një shenjë e mirë për përmirësimin e situatës së zjarreve në vend.

“Në orët e vona të natës së sotme pritet ardhja e një sistemi të dendur vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu gjatë paradites deri në mesditë. Duke qenë së do të zgjasin për një kohë të shkurtër do të jetë një situatë kalimtare. Ditën e mërkurë pas mesditës presim përmirësim.

Dita e enjte paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme. Do kemi zhvillim të vranësirave lokale dhe reshje të pakta pas mesditës. Dita e premte dhe fundjava do na sjelle përmirësim të motit duke spostuar reshjet në zonat malore, lindore. Bregdeti do mbetet me kthjellime. Reshjet e ditëve të nesërme do jenë mesatare dhe intensive. Në disa qytete do të bjerë shi mbi 35 mm. Shpresoj ta përmirësojë ndjeshëm këtë situatën e zjarreve në vend”, tha meteorologia, Adiola Bani.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit do marrin pagat e prapambetura brenda vitit, 83 mln lekë efekti financiar! Pr/ligji në Kuvend

Ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit do marrin pagat e prapambetura brenda vitit, 83 mln lekë efekti financiar! Pr/ligji në Kuvend