Lajm i mirë, 7-vjeçares i kthehet dëgjimi dhe dëgjon zërin e nënës për herë të parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një video në Facebook, ka dhënë lajmin e mirë që një tjetër fëmije i kthehet dëgjimi falë vendosjes së implantit koklear falas.

“Emocion i papërshkruar për Elvisën e vogël që dëgjon për herë të parë zërin e nënës. 7- vjeçares i është rikthyer dëgjimi falë ndërhyrjes së suksesshme të implantit koklear dhe terapisë me logopedët që po vijon këto ditë në Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë”, shkruan ministrja.

Manastirliu ka bërë me dije se janë 25 fëmijë që kanë përfituar vendosjen e implantit koklear falas falë financimit të plotë nga shteti, ndërkohë që ka vlerësuar punën e ekipit e profesionistëve që kujdesen për fëmijët në shërbimin ORL në QSUT.

“Si Elvisa, janë 25 fëmijë që kanë përfituar vendosjen e implantit koklear falas falë financimit të plotë që kemi mundësuar për të gjithë paketën e kushtueshme të implantit koklear për fëmijët me humbje të thellë dëgjimi. Një ekip profesionist mjekësh në shërbimin ORL, prof. Besim Boçi, dr. Birkena Qirjazi, dr. Suela Sallavaci, dr. Dritan Vasili, dr. Jetmira Feza dhe logopediste Berjana Molla, kujdesen që ndërhyrja dhe më pas terapitë, të kryhen me profesionalizëm, për t’i kthyer plotësisht dëgjimin këtyre fëmijëve special”, shkruan Manastirliu.

E.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare

Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare