Lajme të mira për nostalgjikët! ‘Njerëz dhe Fate’ shumë shpejt në ekranet shqiptare, protagonistët japin detaje

Lajme të mira për nostalgjikët! ‘Njerëz dhe Fate’ shumë shpejt në ekranet shqiptare, protagonistët japin detaje

Arben Derhemi dhe Robert Ndrenika

“Njerëz dhe Fate” duket se do të vijë në ekranet shqiptare me 10 seritë e ardhshme të tij.

Kështu ka deklaruar aktori Arben Derhemi i cili sinjalizoi këtë rikthim pak kohë më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Unë kam hedhur diçka në rrjetet sociale dhe atë e di unë si personi që do jem edhe producent i 10 serive të ardhshme. Kur jap fjalën e mbaj deri në fund atë fjalë. Kështu që atë e di unë”,deklaroi ai.

Të njëjtën gjë pohuan edhe protagonistët  e tjerë të këtij filmi të cilët ishin të ftuar në program.

“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlere edhe sot të shikohet. Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohë. 10-seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës.

G.MO/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • https://youngtribune.com: 01/01/2023 21:09

    Boll me me telenovela turke dhe meksikane. Shqiperia i ka potencialet te nxjerre cdo vit nga dy telenovela. Eshte vetem ceshtje vullneti nga aktoret dhe ata qe merren me produksion.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

'Mallkimi' për PSG-në/ Në 20 vitet e fundit, askush në Champions League nuk e ka tronditur shtyllën më shumë se francezët

'Mallkimi' për PSG-në/ Në 20 vitet e fundit, askush në Champions League nuk e ka tronditur shtyllën më shumë se francezët