Lajmet për llogari në parajsat fiskalë me ortakë rusë, Kryemadhi padi civile dhe penale ‘Top Channel’: Kërkoj 400 mijë euro dëmshpërblim

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, i konsideron lajme të rreme me qëllim shantazhin politik dokumentet e publikuar nga ‘Top Channel’ në të cilat pretendohet për financime nga oligarkë rusë.  Sipas saj janë publikuar dokumente të falsifikuara me qëllim mashtrimin e opinionit publik. Kryemadhi thotë se ka bërë sot një padi civile ndërkohë që nesër do të depozitojë padi penale. 

“Sot ndalova në Gjykatën e Tiranës për të dorëzuar një padi civile për shoqërinë Top Channel e cila në mënyrë të vazhdueshme ka ushtuar denigrimin, intimidim, mashtrim ndaj figurës time si person public, si deputete, si politikane, si individ. Sot dua të ngre një process komplet tjetër jo vetëm për të sensibilizuar veten time në radhë të parë por për të treguar edhe një herë që shoqëria jonë shqiptare ka nevojë që të ndryshojë mentalitetin për të mos qenë më pre e presioneve, intimidimeve apo shantazheve të shoqërive të caktuara të cilat kanë për detyrë të informojnë qytetarët, kanë për detyrë të informojnë opinionin publik, jo ta dezinformojnë, jo ta pasurojnë me dokumeta fiktive, false të manipuluara por të dhënë një mesazh të duhur për të cilën ka nevojë sot shoqëria shqiptare. Ajo që unë dua të bëj të ditur që nëpërmjet kësaj padie civile dua të rikthejmë dhe të risjellim edhe një herë një mentalitet të ri dhe në fund të fundit edhe për të rikthyer dhe besimin tek drejtësia. Sepse ka ardhur momenti që çdo gjë të shkojë sipas asaj procedure për të cilën ne kemi nevojë. Unë e kuptoj që është pak e vështirë por dua që edhe sot mos të jenë me ata të cilët përdorin paratë publike për të paguar grupe të caktuara mediatike dhe për t’i përdorur ata për të luftuar dhe sulmuar kundërshtarët e tyre politikë. Nesër do ta pasoj me një kallëzim penal për veprën penal që ka kryer shoqëria Top Channel ndaj meje duke paraqitur dokumenta të falsifikuara apo edhe duke ushtruar shantazh dhe duke manipuluar dhe mashtruar opinionin publik. Përveç kësaj kam kërkuar dhe një dëmshpërblim financiar për të cilën jam e bindur që i gjithë ky buxhet do të shkojë në shërbim të shumë gjërave të mira për të rinjtë dhe të rejat."- tha Kryemadhi. 

Kryemadhi tha se e ka paditur televizionin në fjalë dhe kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim.

"Për momentin kam kërkuar vlerën 400 mijë euro. E cila do të jetë një vlerë e cila më vonë mund të rritet me tutje duke pasur parasysh që kjo shumë mund të shtohet në qoftë se shoqëria mediatike do të vazhdojë të shpifë apo falsifikojë ndaj personit tim."-tha Kryemadhi

Kujtojmë se Partia Socialiste, përfshirë edhe Kryeministrin Rama, ka kërkuar me insitim që drejtësia të nisë hetimin ndaj deputetes Monika Kryemadhit pasi lajmeve se është përfshirë në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.

Nën akuzën se ka cenuar sigurinë kombëtare, Partia Socialiste ka kërkuar ditët e fundit nisjen urgjente të hetimeve për deputetet e Partisë së Lirisë, njëherazi bashkëshorten e ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhi. Pak ditë më parë dolën të dhëna sensitive që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Kryemadhi akuzohet ka marrë dy pagesa nga kompania Holdem Holdings Limited, një kompani e inkorporuar në Qipro, me pronarë oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan. Kryemadhi ka bërë edhe një pagesë për Vradus Holdings të rusit tjetër Vitaly Savvin. Këto transaksione nuk janë deklaruar në ILDKP. Kryemadhi ka mohuar që ka aksione dhe llogari jashtë vendit, por dokumentet konfirmojnë të kundërtën.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i quan shpifje akuzat për lidhjet e saj me politikanë rusë në parajsat fiskale. Ajo akuzon se kryeministri Edi Rama ka përdorur shërbime të huaja për të prodhuar fushatën e shpifjeve. Në deklaratën për mediat, ish kryetarja e LSI thotë se nuk ka llogari bankare apo marrëdhënie biznesi jashtë Shqipërisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/04/2023 04:05

    Dhe /TCH/ po i dridhen gjunjet nga kjo gjobevenese! Kjo duhet vene ne hetim thjesht per kalimin e kufirit me kembe,pa llogaritur te tjerat.Me cilin ka qene ne makine e shoqeruar qe s'ka dashur te dale ne sist.TIMS ?

    Përgjigju
  • Populli: 18/04/2023 17:21

    Illi ponjes

    Përgjigju
  • Edi: 18/04/2023 16:10

    Me mire keshtu ose njeri ose tjetri ta haj.te pakten te dal nje e vertete.

    Përgjigju
  • Linda: 18/04/2023 14:22

    Po pse se dekloroj qe diten e pare qe jane shpifje po e thot tani mbas kaq kohe?I mjaftoj koha per te mbyllur llogarit bangare dhe pa pik turpi kerkon dhe dem shperblim! Po nga nje karakter si kjo dhe i Likes cdo gje e pret nuk eshte cudi!

    Përgjigju
  • Tahipi: 18/04/2023 14:12

    Mona qez dia ari

    Përgjigju
  • rruspi qep: 18/04/2023 13:51

    kot per kuriozitet, taksen e gjykates e ke paguar, se ke dale me shume konkrete ?!

    Përgjigju
  • Askushi: 18/04/2023 12:46

    Meqe ke shallvaret ke qen me emer besoj se cfar ka then topi esht e vertet .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet