Largohet nga detyra Alma Hicka, Rama emëron Avokatin e ri të Shtetit, Artur Metanin

TIRANË- Largohet nga detyra Avokatja e Shtetit, Alma Hicka. Në vend të Hiçkës, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka propozuar Artur Metanin, i cili është emëruar nga Rama tashmë si zëvendësues i Hickës. Ende nuk dihen arsyet e kësaj lëvizjeje, por kryeministri Edi Rama thotë se largimi i saj është për arsye personale dhe se Hicka nuk është shkarkuar. Ajo u emërua në këtë post nga Kryeministri Edi Rama, në 5 nëntor të vitit 2013.

Hicka ka përfaqësuar interesat e qeverisë shqiptare në disa gjyqe ndërkombëtare, ndërkohë që opozita e ka atakuar disa herë figurën e saj, si në konflikt interesi, pasi sipas PD, bashkëshorti i saj ishte avokat i CEZ, ndërkohë që Hicka përfaqësonte qeverinë shqiptare në këtë gjyq.

Pasardhësi i saj në këtë detyrë, Artur Metani, është me profesion jurist. Metani ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Edi Rama për sigurinë. Metani u përfol në media edhe si drejtor i Byrosë së Hetimit. Nga viti 199 deri në vitin 2002, Metani ka qenë pjesë e Fondacionit Soros, ku ka punuar atje. Metani është vëllai i ish-ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, në qeverinë Rama 1.

Në vitet 2004-2012, Metani ka qenë këshilltar i presidentit Alfred Moisiu dhe Bamir Topi për çështjet e drejtësisë.

Ora 10:33/ 'Alma mos u mërzit', Rama sqaron arsyet e largimit nga detyra të Avokates së Shtetit

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, ka sqaruar arsyen e lirimit të Avokates së Shtetit, Alma Hicka. Sipas Ramës, Hicka u largua nga detyra  me dëshirën e saj dhe për arsye personale duke hedhur poshtë aludimet për shkarkimin e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Shkarkimi i Hickës, Alibeaj: Për herë të parë Edi Rama thotë të vërtetën!

TIRANË- Pas shkarkimit të Avokates së Shtetit, Alma Hicka nga detyra me urdhër të kryeministrit Rama, një reagim ka ardhur edhe nga PD-ja.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, me anë të një statusi në Facebook shkruan se për herë të parë Edi Rama po thotë të vërtetën. Sipas tij, Rama do ta çojë avokaten këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare të Gjykatës së Lartë.

Me vetingun e partisë dhe me votën e krimit në parlament, reforma në drejtësi është që tani e kompromentuar!

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së

Postimi i Alibeaj:

Për herë të parë Edi Rama thotë të vërtetën! Ai nuk e ka shkarkuar Alma Hickën. Edi Rama do ta çojë avokaten e korrupsionit të tij, këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare të Gjykatës së Lartë. Me vetingun e partisë dhe me votën e krimit në parlament, reforma në drejtësi është që tani e kompromentuar!

Më herët, kryeministri Edi Rama sqaroi largimin e Hickës nga detyra duke u shprehur se kërkesa për largim ishte bërë nga ana e saj për arsye të vetat personale.

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Frika nga varianti Delta, a është momenti i vaksinimit me detyrim për kategori të caktuara të popullatës ?

Komento

Komente

  • anonim: 31/10/2018 10:56

    brravo rama te lumte mire ja bere

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Përgjaken orët e para të mëngjesit në Greqi, ekzekutohet me 6 plumba në derën e shtëpisë biznesmeni 45-vjeçar