Vetting-u 'djeg' gjyqtarin e Shkodrës, Ahmet Jangulli, KPK: I paaftë profesionalisht

Vetting-u 'djeg' gjyqtarin e Shkodrës, Ahmet Jangulli, KPK: I paaftë profesionalisht

Ahmet Jangulli, gjyqtar i Gjykatës Administrative në Shkodër

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli. Trupa gjykuese e përbërë nga nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari, vendosi t’a shkarkojë Jangullin, si të paaftë profesionalisht, si edhe me problem me pasurinë e tij.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë, KPK sqaroi se sipas hetimeve, gjyqtari Jangulli rezulton se ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë. Gjyqtari rezulton me probleme edhe sa i takon vendimeve të dhëna prej tij, ndërsa DSIK ka konstatuar se gjyqtari është i papërshtashëm.

Sipas KPK, Jangulli ka marrë ryshfet bashkë me prokurorin për lirimin e disa të pandehurve nga burgu. DSIK, nga ana tjetër ka gjetur në relacionin përkatës për Jangullin se Jangulli është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën. Ankesa ka patur edhe për vendimet e tij, që konsiderohet si me teks të pakuptueshëm.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi 1: 05/10/2018 14:25

    bye bye gjysh ik puno ne lavazh

    Përgjigju
    • dibrani: 05/10/2018 16:01

      bledi 1 shife ke bashkeshortja jote ka me shumice bye bye se lavire e ke

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin