U shërua nga COVID-i, mjeku Xhaxho për Report Tv: Pres të dal nga spitali! Manastirliu: Jam e gëzuar pa masë

U shërua nga COVID-i, mjeku Xhaxho për Report Tv: Pres të dal nga spitali! Manastirliu: Jam e gëzuar pa masë

TIRANE- Mjeku i njohur reanimator Roland Xhaxho është shëruar duke fituar betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka konfirmuar vetë mjeku në një prononcim për gazetaren e Report Tv Doris Sallaku. “Kam bërë teste, jam negativizuar, pres të dal nga spitali” tha ai për Report Tv.

Reanimatori Xhaxho prej më shumë se dy javësh, nga data 4 prill ishte shtruar në Infektiv, pasi u prek me koronavirus.

Roland Xhaxho iu bashkua vullnetarisht thirrjes për të qenë në frontin e luftës me koronavirusin, ndërsa tashmë pasi fitoi betejën pritet që të rikthehet sërish në krah të kolegëve te Infektivi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:31
Shërimi i mjekut Roland Xhaxho, Manastirliu: Jam e gëzuar pa masë për lajmin e mirë


Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se mjeku Roland Xhaxho do të lerë spitalin pasi fitoi luftën me koronavirusin, sikur e njoftoi Report Tv më herët. “Më gëzon pa masë lajmi se dr. Roland Xhaxho është shëruar nga COVID19 dhe së shpejti do të lërë spitalin infektiv. Janë 40 personel shëndetësor të shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 327 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19. FORCA” shkruan ministrja.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rahman Gashi: 20/04/2020 23:29

    Keta jan Human jo si ai doktor Llapaqen virgu a vergu qysh e ka emrin haleja qe sla me pislleqe pa nxjerre nga goja. Nje nga ushtaret e opozites te qelbur.

    Përgjigju
  • Goni: 20/04/2020 14:49

    Mjeket jane heronje e vertete. Shoqeria u ka shume borxhe atyre Respekt!!!

    Përgjigju
  • Erik: 20/04/2020 13:07

    Urime doktor, te shkuara!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet