Largohet nga ALUIZNI, Artan Lame do drejtojë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës

Largohet nga ALUIZNI, Artan Lame do drejtojë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës

Artan Lame

Artan Lame emërohet në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, insitucioni i ri që bashkon ALUIZNI-n dhe Hipotekën.

Ligji i miratuar pak muaj më parë, shkrin disa agjenci duke i bashkuar në një. Kështu, Agjencia e Legalizimeve, ajo e Kompensimit të ish-Pronarëve dhe ajo e Hipotekave do të shkrihen për t’u bashkuar nën çatinë e një institucioni, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, institucion që do të jetë në varësi direkte të Kryeministrit.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të ketë Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë dhe drejtori e zyra varësie në nivel vendor, teksa organizimi dhe numri i strukturave të varësisë përcaktohen nga Kryeministri me propozim të Këshillit Drejtues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ramazan Demiri: 20/08/2019 15:24

    I zhgenjyer nga sherbimi qe ofroni.Eshte hera e nente qe vi per informacion dhe me perzen si nje rrugsç.Turp per ju qe dtejtoni,turp per mua qe ju mbeshtes sot e 20 vite

    Përgjigju
  • Eno: 26/03/2019 22:07

    O injorante, ky bashkim do beje qe shume probleme me pronat do marrin fund..Sdo kete me nevoje me per gjyqe per te deturuar hipoteken per te regjistruar prona sepse hartat jane gabim, ose me mbivendosje...plus do korigjohen vendimet e AKP brenda kadastres me vendime...

    Përgjigju
  • TEST: 26/03/2019 18:12

    Vazhdojne te zhdukin gjurmet dhe gjithe pislliqet qe kane bere duke shkaktisur institucionet sic u be me ministrit...nuk ja gjen dot me njeri fillin aty tani

    Përgjigju
  • Beni: 26/03/2019 17:34

    Me Kete ka marre fund cdo gje mjere Populli e gjithe baza socialiste e zhgenjyer

    Përgjigju
  • Populli: 26/03/2019 17:23

    Zgjedhja me e keqe qe keni bere do ja shikoni hajrin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përplasjet me Metën, dorëhiqet nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari

Përplasjet me Metën, dorëhiqet nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari