Lamtumirë Barcelonë! Pique mes lotësh largohet nga futbolli

Lamtumirë Barcelonë! Pique mes lotësh largohet nga futbolli

Gerard Pique

Legjenda e Barcelonës, Gerard Pique u duartrokit për herë të fundit në Camp Noë në ndeshjen e fundit, 2-0 në La Liga ndaj Almerias, duke ulur perden e karrierës së tij të shkëlqyer.

Pas ndeshjes ai mbajti një fjalim në fushë duke thënë: “Kam lindur këtu dhe këtu do të vdes”. Ai shtoi: “Kur të rritesh, e kupton se ndonjëherë të duash është të lësh të shkojë. Jam i bindur se do të jem sërish këtu në të ardhmen. "Unë e dua Barçën. Kjo është arsyeja pse mendoj se është momenti i duhur për të shkuar. Ky nuk është një lamtumirë.", ka thënë Pique.

Pique doli në fushë së bashku me dy djemtë e tij, Milan dhe Sasha, në një natë që familja e tyre nuk do ta harrojë kurrë. Ai u prit me duartrokitje dhe ovacione nga të gjithë të pranishmit që thërrisnin emrin e tij pa ndërprerë. Ndërkohë, lojtarët e Barcelonës dolën nga tuneli i Camp Nou të veshur me fanella ‘Pique 3’ në nderim të shokut të tyre të skuadrës i cili doli në pension.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë