Lamtumirë doktor!

Lamtumirë doktor!

Sali Berisha

Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat.

Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha anëtarëve të PD se për sa kohë Sali Berisha do të jetë pjese e PD dhe i pa denoncuar nga kjo parti, ata do të hanë bar. 

Do të jenë të izoluar dhe kushdo tjetër në ofertë, në këtë rast Edi Rama, do të jenë të preferuarit e tyre. Që do të thotë se militantët e saj do rrinë edhe për shumë kohë larg sofrës së pushtetit dhe do t’iu ngjajnë vit pas viti shqiptarëve të hirnosur nga uria e viteve ‘80-të.

Ndërkohë në breg të Lanës nën cinxërimën e gjinkallës dhe aromës së fekaleve, një pjesë rreshtohet në bllok me Berishën. Këta jo se nuk e dinë që kjo është një kauzë e humbur, por shpresojnë në një kthim të rrotës. A nuk ishte ‘97-ta një humnerë për doktorin por ai u kthye prapë?

Në fakt këta harrojnë se Berisha ishte 24 vite më i ri dhe socialistët ishin me letra të dyshimta në departamentin e shtetit. Tregues është se asnjëherë në atë kohë amerikanët nuk ishin shprehur kaq ashpër për Berishën.

Pas 30 vitesh DASH nuk ka asnjë hije dyshimi se kush është njeriu që në fillim e sponsorizuan dhe pastaj e duruan. Tani e kanë flakur. Nuk ju duhet më një kufomë politike.

Ka disa që besojnë se kjo është një lojë e Ramës me Sorosin dhe loja mund të ndryshojë. Këta nuk ia vlen t’i marrësh në diskutim. Kaq mbushin.

Një pjesë tjetër e dinë situatën por thjesht presin zhvillimet me shpresë se fati, ndërkombëtarët dhe rrethanat do ta zbojnë Berishën nga PD dhe lejojnë që kjo parti të zhvillohet normalisht. E kanë të kotë. Të gjithë. Edhe Lulzim Basha bashkë me ta.

PD ishte një frymë e cila bëri për vete jo pak njerëz në krijimin e saj. Në vite Berisha u kujdes të spastronte kundërshtarët që ishin edhe valenca politike dhe intelektuale që e kishin sjellë në pushtet.

Pak nga pak, ajo u katandis në një shumatore fanatikësh, banditësh dhe disa emrave që ende janë të papërzier në aferat e pista të Berishës por që nuk kanë rrënjë në atë parti. Ata i heq dhe i vë kur të dojë Berisha. Janë thjesht fasadë pa peshë në atë parti.

Për më tepër Berisha ka nën urdhrat e tij një skalion njerëzish të punëve të errëta të cilët trembin edhe kryeministrin e Shqipërisë. Këta janë marrë me vrasje, trafiqe dhe punë të tjera të zeza, pa harruar postë kyçe në drejtësi dhe polici. Këtyre iu trembet edhe Basha.

Iu trembet kaq shumë saqë nuk ka guximin dhe as ka për të ndërmarrë iniciativën që të deberishizojë PD-në. Ajo tashmë është një parti e cila do ndjekë Berishën në rrugëtimin e tij.

Do vdesë bashkë me të. Të vetmit që mund ta shpëtojnë Shqipërinë nga oktapodi Berisha dhe sistemi okult i tij nuk janë as SPAK e as Rama por amerikanët. Dhe këta mesa duket i janë futur punës. Kanë edhe disa të fundmit iluzione për Bashën. Sapo të qartësohen për pafuqinë e tij, do fillojnë të tregojnë fuqinë e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP DYRDYL REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 01/08/2021 10:51

    Partia antikombëtare pd po shkon drejt shkrirjes. Sepse në të bëjnë pjes : kriminel, hajdut, drogmen, injorant, kurva, analfabet me një fjal llumi i llumit të shoqëris. Prandaj dhe Amerika e madje po e çon për skrap ktë pparti antikombëtare. Zoti e bekoft Shqiprin e Shqiptarët e falenderojn nga zemra USA për gjithçka ça ka bër ajo për kombin ton Shqiptar.

    Përgjigju
  • Ben: 31/07/2021 19:28

    Vate Berisha shkoi ne p… semes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen