Lancet: Vaksina e Universitetit të Oksfordit, reagim të fuqishëm imunitar

Lancet: Vaksina e Universitetit të Oksfordit, reagim të fuqishëm imunitar

Universiteti i Oksfordit dhe Kompania prodhuese AstraZeneca, ndërsa kanë botuar në revistën prestigjoze ‘The Lancet’ rezultatet e punës së tyre në lidhje me antidodin që do ti japë fund pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, kanë deklaruar se bazuar në rezultatet paraprake, vaksina antiCovid është e sigurt dhe krijon reagim të fuqishëm imunitar. Gjithashtu ata janë shprehur se testime të mëtejshme do të konfirmojnë përfundimisht efikasitetin e saj ndaj infeksionit.

Këto janë rezultate paraprake që i referohen fazës 1-2 të eksperimentimit që përfshiu 1,077 të rritur të shëndetshëm, por Oxfordi tashmë ka filluar fazën e tre të provave. Testeve në Britaninë e Madhe dhe Brazil. Rezultatet e fazës tre priten për në muajt gusht-shtator, kur testet do të përfshijnë rreth 10,000 njerëz, një numër i mjaftueshëm për të dhënë një përgjigje gjithashtu mbi sigurinë, si dhe mbi efektivitetin e vaksinës.

Studimi i Oksfordit tregon se 90 për qind e njerëzve kanë zhvilluar antitrupa neutralizues pas një doze të vaksinës. Vetëm dhjetë njerëzve iu janë dhënë dy doza dhe të gjithë ata kanë prodhuar antitrupa neutralizues.

"Ne nuk e dimë nivelin e nevojshëm për mbrojtje, por mund ta maksimizojmë reagimin me një dozë të dytë", tha profesori Andrew Pollard, nga grupi i kërkimeve në Oksford.

Teksa më 3 maj Oksfordi nisi fazën 2 të testimeve, OBSH-ja u deklarua se vaksina kandidate e Universitetit britanik, si një vaksinë rekombinante e adenovirusit, është vaksina më e zhvilluar në luftën kundër Covid

Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në Institutin Jenner të Oksfordit, gjithashtu më parë ka deklaruar që nëse provat klinike do të përfundojnë me sukses vaksina mund të jetë e disponueshme deri në vjeshtë dhe se shumë vende do marrin si dhuratë për Krishtlindje vaksinimin.

Kompania prodhuese AstraZeneca dy muaj më parë nënshkroi një marrëveshje historike me Universitetin e Oksfordit për zhvillimin e mëtejshëm, prodhimin në shkallë të gjerë dhe shpërndarjen e mundshme të vaksinës. Edhe Instituti Serum i Indisë, ka nënshkruar një marrëveshje tjetër marrëveshje me AstraZeneca, dhe është shprehur se do të furnizojë me një miliard doza të vaksinës së Oksfordit vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, para fundit të vitit 2020.

Italia, Franca, Gjermania dhe Holanda kanë firmosur me dy kompaninë marrëveshje për 400 milionë doza vaksine

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet