Në Landfillin e Sharrës nuk ka më vend për depozitimin e dherave dhe inerteve. Kamionët e ndërtuesve, që e kanë detyrim t’i çojnë dherat te Inceneratori i Tiranës, po detyrohen të kthehen mbrapsht, duke futur në ngërç industrinë e ndërtimit në kryeqytet. Për Report Tv Sekretari i Shoqatës së Ndërtuesve, Erjon Harizi, thotë se kamionët nuk po pranohen prej javësh, ndërsa nuk ka asnjë vend tjetër i autorizuar se ku t’i hedhin dherat ose inertet, për të cilat ndërtuesit paguanin te kompania e inceneratorit rreth 5 euro.
Duke theksuar se dherat nuk mund të konsiderohen mbetje, Harizi thotë se nuk asnjë rrezik që të përcaktohen zona të tjera në Tiranë për t’i hedhur ato, por ankohet se aktualisht ndërtuesit që refuzohen nga inceneratori gjobiten nëse i hedhin në vende të tjera.
Report Tv ka mësuar përmes burimeve se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, e cila e ka nën administrim landfillin që prej sekuestrimit me vendim të GJKKO, i ka njoftuar zyrtarisht me shkresë institucionet përgjegjëse se vendi është ezaruar për dherat dhe inertet, por ende nuk ka marrë një reagim.
Nga Agjencia thonë se nuk janë ata vendimmarrësit, por nëse nuk ka vend për depozitim nuk mund të pranohet asnjë kamion me dhera. Vendimmarrja për zgjerim të zonës apo zgjidhje tjetra alternative i mbetet autoritetit kontraktor, në këtë rast mbetet e paqartë përgjegjësia nëse i takon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë Tiranë apo edhe vetë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Depozitimi i dherave në vendin ku do të ndërtohej inceneratori i Tiranës, nuk ishte fillimisht pjesë e kontratës koncesionare, por iu vendos si kusht ndërtuesve të cilët do të firmosnin më pas marrëveshjen privatisht me Integrated Energy BV-SPV.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Shkurt, 09:13
Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?
-
Të drejtë
51.6%
-
Të gabuar
45.5%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 4267
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë, punëtori 66 vjeçar rrëzohet nga soleta e banesës katër katëshe, ndërron jetë
8 Shkurt, 13:55
-
Mashtruan biznesmenin nga Lushnja i morën 6 mijë euro, arrestohet dhe i dyti! Në banesë i gjejnë 4500 euro
8 Shkurt, 13:49
-
Tiranë, ishte duke punuar në soletën e katit të 4-ët të një banese, 66-vjeçari bie nga lartësia dhe vdes
8 Shkurt, 13:41
-
Veliaj takim me homologët gjermanë: Marrim përvojë për projekte si ushqimi falas në shkollat 9-vjeçare apo ndërtimin e qendrës për autizmin
8 Shkurt, 13:12
-
Tiranë/ Çmontohet banda e plaçkitjeve në kryeqytet, 2 të arrestuar! Kryen 6 vjedhje në seri brenda pesë javësh, ja çfarë i tradhtoi (EMRAT+VIDEO)
8 Shkurt, 12:31
-
Tiranë/ U kap me armë në makinë, në pranga 37-vjeçari! Arrestohet dhe pasagjeri për 'moskallëzim krimi' (EMRAT)
8 Shkurt, 10:19
-
Sot protesta e PD para Kryeministrisë, 1 mijë efektivë në gadishmëri! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve as parkimi
8 Shkurt, 08:47
-
Veliaj i dhuron ‘Çelësin e Qytetit’ kryetares së Lëvizjes Demokratike të Bjellorusisë: Tirana e hapur për studentët tanë, që duan të studiojnë këtu
7 Shkurt, 16:49
-
Përballja me AF Elbasanin, Egnatia ka pesë mungesa! Tetova: Pa presion, kërkojmë sërish kampionatin dhe Kupën
7 Shkurt, 15:33
-
SPAK vijon hetimet për falsifikim të diplomës, Këlliçi anulon protestat te Bashkia
7 Shkurt, 14:49
-
Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën! Ja pretenca për 8 të pandehurit, kërkohet dënimi me 26 vite burg në total për ish zyrtarët
7 Shkurt, 13:37
-
'Jam kryetari i bashkisë' Dy persona mashtrojnë biznesmenin nga Lushnja, i marrin 6 mijë euro! Arrestohet 'Delluksi' i TikTokut, tjetri në kërkim (VIDEO+ EMRAT)
7 Shkurt, 12:02
Njoftoni Edin...I thoni asnje pune nuk cove deri ne fund.....
PërgjigjuMos e ka bere Mehmeti me koken e vet se “Ai”, (Sulltani) nuk di gje!