Landfilli i Sharrës/ PD: Rama, Veliaj e Ahmetaj të lidhur me ' Ndraghetën' dhe bandën e Lushnjes!

TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa dhe kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi kanë vijuar akuzat për landfillin e Sharrës.

"Jemi sot sërish këtu. Në një skenë krimi, në Landfillin e Sharrës. Aty ku 4 vite më parë humbi jetën i riu 17 vjeçar ardit Gjoklaj. Një ngjarje kriminale kjo, për të cilën sot 4 vite më pas nuk ka ende asnjë të dyshuar, askush nuk ka mbajtur përgjgjësi dhe nuk ka tashmë qytetar shqiptar që nuk e di se si e mbylli Erion Veliaj procedurën gjyqsore dhe se cila është kompania që përfiton të gjithë tenderat në Bashkinë e Tiranës pas mbylljes të kësaj çështjeje. Por sot në fakt kemi ardhur këtu për t’ju shpjeguar një skemë tërësisht kriminale. Skemën e mafies së plehrave, e cila është e ngritur nga Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, element të “Ndraghetës” dhe bandës së Lushnjës, dhe lidhet drejtëpërdrejtë me grumbullimin, transportin e plehrave, landfillin e Sharrës dhe inceneratorin e Tiranës.

"Shteti po bën gjithçka që t’i garantojë këto pozita monopol. Shteti është vënë në dispozicion dhe ka krijuar mekanizma të tilla që çdo para të vijë dhe të mblidhet pikërisht në këtë landfill mbrapa nesh. Konkretisht, nëse ti je një i varfër apo një anëtar i komunitetit rom, që nxjerr bukën e gojës duke mbledhur kanaçe nëpër vendet e grumbullimit të mbetjeve, policia të dënon, policia të diskriminon, policia të merr mjetet e tua të punës sepse këta duan që ricikluesit, kompanitë e riciklimit të jenë të detyruara që të vijnë të blejnë mallin dhe lëndën e parë vetëm në landfillin. Asnjë nuk do kalojë pa marrë dënimin e merrituar nga drejtësia." tha Zhupa.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të digjte me benzinë ish gruan në sy të djalit, dënohet me burg shqiptari në Greqi

Tentoi të digjte me benzinë ish gruan në sy të djalit, dënohet me burg shqiptari në Greqi