Manastirliu: Nga bonusi te lehtësitë fiskale, paketë për kthimin e mjekëve të diasporës

TIRANË-“Qeveria po përgatit një paketë të plotë mbështetëse konkrete për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës, që nga bonusi dhe incentivat financiarë, mbështetje për strehim, lehtësi fiskale dhe një kontratë që do të përmbushë pritshmëritë që ju keni”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në Konferencën “Mjekë në Diasporë”, e organizuar nga Ministria për Diasporën dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me mjekët e diasporës.

“Ne kemi hapur një dritare të posaçme për mjekët e diasporës në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, për t’i dhënë mundësi të gjithë mjekëve të njohin vendet e lira në sistem dhe jemi të gatshëm të çojmë përpara bashkë me ju formësimin e paketës së mbështetjes për rikthimin tuaj”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se janë më shumë se 113 mjekë të huaj që në dy vitet e fundit punojnë në Shqipëri, Manastirliu tha se është koha për të forcuar bashkëpunimin mes mjekëve shqiptarë në botë.

“Sot është e mundur me epokën digjitale të kontribuoni për shëndetësinë shqiptare, edhe duke shkëmbyer eksperiencat me mjekët shqiptarë”, tha Manastirliu. Gjatë fjalës saj Manastirliu theksoi se lëvizja e lirë e mjekëve është një fenomen që shtrihet përtej vendit tonë. Sipas ministrisë, gjatë dy viteve të fundit 400 mjekë dhe 2200 infermierë janë punësuar në sistemin publik në dy vitet e fundittha ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flori: 22/02/2020 19:12

    Ogerta luleshtrydhja...

    Përgjigju
  • lume: 21/02/2020 00:01

    RRITINI rrogen mjekve dhe infermierve,,,dhe krijojini kushte ne pune me ambiente super-modern dhe paisje,,,,jepini nje muaj pushime doktorave,,,mundesi per rritje profesionale,brenda dhe jashte shqiperise,,,por rroga psh 2 milion me e vogla per doktoret dhe 800.000 leke per infermieret,,,do ishte fillimi,,

    Përgjigju
  • Surumi me Rimbursim: 20/02/2020 12:34

    Cfare pakete do krijoni ju aman! nga cili buxhet? ai per ambientet e reja te reanimacionit me krevate pa monitore, nga urgjencat me rafte mjetesh e ilacesh bosh? ju nuk i siguroni as dorezat mjekut ne QSUT imagjino cfare behet ne spitalet e tjera. gjithsesi, na thuj, se mbase na prishet mendja e kthehemi. pffff

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot