Largimi i Bogdanit/ Kritikja e Bashës: Kryetari pa vizion po e kthen PD-në në OJQ

TIRANË- Ish zv.ministrja e jashtme e PD, Edit Harxhi, bën përgjegjës kryesor kryedemokratin Lulzim Basha për largim e Gerd Bogdanit, nga posti i Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në PD. Në një reagim në Twitter, ndryshe nga sa u tha nga zyra e shtypit në selinë blu se bëhet fjalë për dorëheqje, sipas Harxhit ai u largua nga Basha, me këtë të fundit që e cilëson si një kryetar pa vizion.

Harxhi ka qenë e ashpër në reagimin e saj, e cila thotë se ky largim është një tregues i qartë që po largohen nga Partia Demokratike emra me peshë, për shkak se po drejtohet nga një kryetar i cili sipas saj po e kthen këtë forcë politike në një Organizatë Jo Qeveritare.

Harxhi ka ironizuar edhe thirrjet e opozitës për largimin e qeverisë Rama, duke theksuar se një gjë e tillë kurrsesi nuk mund të ndodh për aq kohë sa drejtohet nga Basha, teksa flet edhe për marrëveshje të fshehta  në dëm të kësaj partie.

"Largimi i @Gert_Bogdani nga detyra e rendesishme per politike te jashtme ne PD, tregon se PD po tkurret cdo dite e me shume dhe vizioni i Kryetarit te marreveshjeve okulte eshte ai i kthimit te PD ne OJQ. PD do ringrihet dhe vetem nje lidership i ri e shkul qeverine me themel", shkruan Haxhi.

Gerti Bogdani dha dorëheqjen mesditën e kësaj të diele nga posti i Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike.  Ai shkruan se ky vendim nuk ka të bëjë me krizë brenda PD-së, por me strukturimin e brendshëm, ndonëse fakti që është larguar pa u emëruar ende në ndonjë post tjetër brenda PD-së ka lënë vend për dyshime.

Postimi i plotë i Harxhit

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento

Komente

  • BENI: 08/09/2019 22:30

    SI KA FYTYRE E DEL NE TELEVIZION KJO PLEHRE,,QE BASHKE ME BASHEN E SALIUN E SHITEN DETIN TEK GREKET,,..

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Nis viti i ri akademik në Korçë, Zv. Rektori: Të pavaksinuarit do të hynë në auditorë, nuk mund t’i privohet mësimi, po respektojmë autonominë e Universitetit