Largimi i Braimllarit nga PL, Braho në Report Tv: Nesër do të dalë edhe Elona Guri, e ka përzënë Meta! Ka paranoja, dyshon edhe për Monikën

TIRANË- Pas përplasjeve në distancë me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, nënkryetari i kësaj partie, Endrit Braimllari dha dorëheqjen nga posti që mbante.

Ish-deputeti socialist dhe i LSI-së, Spartak Braho në një intervistë për emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, tha se pas Braimllarit, nesër do të largohet Elona Guri, e cila është në parti ndihmës kasaforta e tij.

Për gazetaren Marsela Karpanço, ish-deputeti tha se Meta ka paranoja dhe se dyshon edhe për Monikën. Duke u ndalur tek paralajmërimet e Metës për nepotizmin në parti, Braho tha se nuk ekziston teza e nepotizmit në politikë.

‘Nesër do të dalë edhe Elona Guri, që ka përzënë ai nga partia, një ndihmë kasafortash e tij. Pasnesër do të ikin të tjerë bashkëpunëtor të Ilirit i përzuri, është komplet paranojë. Dyshon te çdo gjë. Ka pasur si pjesë të tij në themel dyshimin për çdo gjë. Ka dyshuar edhe për Monikën. Ky ishte fundi i tij, po merreni me një të marrë tani!

Monika Kryemadhi në historinë politike të saj është aktiviste politike më para se Meta. Ecën për një kohë bashkërisht, e mori e vuri në timon se nuk e lejonte detyra, se besoi se ky pa dijeni e Monikes s’ka pasur dijeni se do të dorëzonin mandatet. Çdo gjë është marrëveshje me njëri-tjetrin. Teza e nepotizmit në politikë është e papranueshme, në parti ska nepotizëm. Çdo gjë është bërë me marrëveshje mes tyre, për të ndarë rolet, që t’i do largohesh do të vazhdoj unë të drejtor.’- tha Braho.

Si ish-deputet i LSI-së, Braho tha se Meta ka pasur synim që të ishte në krye të PS-së, ndërsa shtoi se i vjen keq për vitet e humbura që ka kaluar në atë parti. Braho tha se Meta i ka larguar të gjithë nga LSI-ja për shkak të paranojës së tij.

'Është pjesë e paranojës. Ky person i cili mori kurajën në 2004 dhe krijoi një forcë politike që ishte në kundërvënie të tij socialiste në atë kohë, veçanërisht kundër drejtimit të Nanos. Ilir Meta ka pasur synimin të jetë në krye të PS-së. Paranojë e tyre gjynah mos qoftë themi ne nga është Ilir. Ka filluar të sulmojë këdo. Duke filluar nga bashkëpunëtorët e ngushtë, i ka eliminuar një nga një. Nga ai brez që është krijuar LSI- i ka larguar s’ka mbetur asnjë. LSI-ja apo Partia e Lirisë, s’është LSI-ja. Ka një alarm një mospërmbajtje, në gjithë këto zhvillime duke filluar nga viti i fundit i presidencës dhe më pas. Këtu brenda përballë paranojës së tij përfshihen edhe lojëra politike dhe ndarje rolesh. Lojë politike krijimi nga LSI te Partia e Lirisë. Në gjykatë në emër të kujt është të Kryemadhit apo Metës. Më vjen keq për vitet e humbura nga ana ime, është transformuar politikisht, psikologjikisht dhe mendërisht. Ky njeri nuk është në rregull nga çaçka e kokës.’- tha Braho.

I pyetur në lidhje me akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, Braho tha se është në unison me Sali Berishën në lidhje me akuzat ndaj drejtësisë. Braho tha se Meta nuk ka më një të ardhme politike.

‘Është bërë qesharak, është në unison me Sali Berishën për të sulmuar SPAK-un. Altin Dumani është drejtuesi kryesor i SPAK dhe funksion mbi bazë të ligjeve dhe reformave. Kujt i thotë SPAK-u torollaku?! Kryetari i SPAK duhet të reagojë vetëm me mjete ligjore. Ky reagim që është sqarues nuk ka shumë vlerë. Janë kërcënime dhe fyerje direkte që i bëhen kryetarit të SPAK-ut, ose më mirë organit të ndjekjes penale. Kjo arkivohet. Ju e dini që SPAK mbështet nga SHBA. Paranoja është sëmundje e vjetër e tij. Të thuash që ka frikë është ende shpejt për të. Arsyeja e parë është se do të tërheqë vëmendjen. E dyta pjesë e paranojës së tij. Këto sulme dikur Ilir Meta i ka bërë edhe kundër Sali Berishës madje shumë më të ashpra. Më vjen keq si përfundoi ky njeri i cili s’ka më të ardhme politike. Çdo gjë e ka një fund! Ky i ka mbaruar kapjet më të larta në pozicionet e shtetit. Për çfarë rikthehet?! Është jashtë realitetit.’- tha Braho.

Prej ditësh Ilir Meta në daljet e tij publike ka sulmuar institucionet e drejtësisë, si dhe ka paralajmëruar ndryshime në Partinë e Lirisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
Ish-bashkëpunëtori i Ilir Metës: Ai nuk është mirë nga çafka e kokës! Më vjen keq si përfundoi ky njeri

1712654346_ilirmeta.JPG

Një prej bashkëpunëtorëve më të vjetër të Ilir Metës, Spartak Braho ka komentuar në emisionin Frontline Interview, në Report Tv sjelljen e kryetarit të Partisë së Lirisë, që ka çuditur jo pak njerëz kohët e fundit.

Braho tha se përveç transformimit politik, paranojës, Ilir Meta ka pësuar edhe “transformim mendor”. I pyetur se çfarë nënkupton me këtë ai tha se nëse do e ekzaminonte një doktor, do të thoshte se Meta “nuk është mirë nga çafka e kokës”.

“Është pjesë e paranojës. Gjynah mos qoftë themi ne andej nga është Iliri. Ka filluar të sulmojë këdo, duke nisur nga bashkëpunëtorët e tij në ngushtë. I ka eliminuar një e nga një. Janë larguar të tërë.

Mua më vjen keq për vitet e humbura, se bashkëpunova me një njeri që nuk e meritonte. Është transformuar politikisht, edhe mendërisht, do të thotë që ky njeri nuk është mirë nga çafka e kokës.

Ai që e është sëmurë nuk e kupton vetë. Është në union me Sali Berishën për sulmin ndaj SPAK-ut. “Mua më vjen keq si përfundoi ky njeri, i cili nuk ka më të ardhme politike”, tha Braho.

Ora 19:23
Beleri kandidat për eurodeputet i Mitsotakis, ironia e Brahos: Do ta nderojë Greqinë! Një hajdut e vrasës që zgjidhet në PE

1713287020_spartakbraho.jpg

Fredi Beleri, u zyrtarizua dje si kandidat për eurodeputet i Partisë ‘Demokracia e re’ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ish-deputeti Spartak Braho, me ironi tha se nëse Beleri do të fitojë si eurodeputet do ta nderojë, Greqinë.

‘Do ta nderoj Greqinë në Parlamentin Europian. Ai është një hajdut votash, dhe një vrasës do të vejë në PE. I nevojitet elektoratit ultra të djathtë të Mitsotaqit, e do ai pas eliminimit juridik që ju bë Agimit të Artë, është krijuar një parti tjetër ekstra e djathtë e cila ka vota dhe ka ndjekësit e saj.

Po Himara do të bëjë zgjedhje të tjera... të shohim a do të bëhen bashkë Iliri me Berishën dhe të vënë një tjetër kandidat të Mitsotaqit.’- tha Braho.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZAKAREL: 17/04/2024 11:41

    SHIH FAMILJEN TENDE TI MER TAK

    Përgjigju
  • Balo: 17/04/2024 02:38

    Epo si duket Likja nuk eshte mire nga cafka e kokes kur nuk i sherben interesit te "Baba Takut"! Kur i mbushet qesja per vete me te bijte e fare e fis, Likja i dukej pasha. Sa mori uke varka u hodh Taku nga Rama, ashtu si Koket, Nacet, Rehovicet e gjithe struktura e organizuar korruptivo-kriminale e LSIse. Po gjende, "Prokurori" Taku ka eksperience te gjate ne keto pune ...edhe si kumbar i Likes dhe Rames ne "krushqite" me Don Laze Hasanbelliun... ose kapon e mafies qe qeveris Durresin por tani sebashku me Ramen.

    Përgjigju
  • Nendetsja 105: 16/04/2024 19:53

    Tradhetojne femrat...tradhetojne...sidomos kur zbukurohen me paret e Partisa!

    Përgjigju
  • ls isti: 16/04/2024 19:15

    monika dhe ai brahimkari e tradhetuan ilirin..se sot iliri do ishte kryeminister...

    Përgjigju
    • Ilir Kokeshtanga: 16/04/2024 19:38

      Large qofte....hajduti me corrape leshi per kryeminister

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, saga e krimeve që pasoi ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt e Edmond Papës në 2022

Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, saga e krimeve që pasoi ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt e Edmond Papës në 2022