Largimi i Gramoz Ruçit nga politika, zv. ministri Koçi: Vendosi partinë të parën, Berisha po mban peng PD

Nga Pojani i Fierit ku mori pjesë në festën e grurit të Myzeqesë, Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka folur për largimin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi nga politika. Ndër të tjera ai tha se Ruçi vendosi interesat e partisë para atyre personale dhe u largua në kohën e duhur.

"Largimi është një zgjedhje personale, Mua më takon të them se ai është koleg i pazëvendësueshëm. Një shok i mrekullueshëm. Me këtë vendim që tregoi që është simbol i burrërisë është simbol i pjekurisë politike. Janë të rrallë burrat që janë vendosur të lënë karrierën kur kanë qenë në lartës institucionale dhe deputet i zgjedhur në qarkun tonë. Besoj se do ta ndjejmë për një kohë të gjatë mungesën e Ruçit.  Kjo përvojë do të na shërbejë shumë, veçanërisht të rinjve. Gjithë përvoja e tij është një vlerë e madhe veçanërisht për të rinjtë që vijnë në radhët e politikës.

Ai përfaqëson një përvojë që do na vlejë shumë dhe të rinjve që vijnë në radhët e politikës. E gjithë përvoja e tij është një këshillë për të gjithë. Unë ndjeva emocion kur ai e shpalli vendimin për t’u larguar nga politika aktive. Ai ka shfaqur gjithmonë aftësinë për të qenë konsesual te socialistët. Unë besoj se ka qenë ndër këshilltarët më të mirë që ka pasur Edi Rama. Besoj që përvoja e tij flet shumë. Unë gjykoj se nuk do na mungojë në kontakt" , tha Koçi.

Sipas tij nga ana tjetër Berisha vazhdon të mbajë peng PD-në për mandatin e tij të deputetit.

"Kemi të bëjmë me një shembull që mungon nga pala tjetër.  Në PD një rast i tillë kur flasim për një figurë si Sali Berisha që sapo është shpallur non grata. Ngaqë do më shumë interesat e veta, nuk do as partinë e vet, nuk deklaron dot dorëheqjen si deputet. Po të largohej nga PD do ishte një barrë më pak për PD. Kemi të bëjmë me dy modele të ndryshme që besoj në këtë moment që flasim japin edhe mesazhin sa i lidhur është njëri apo tjetri me krimin politik. Ai që është i lidhur me krimin e ka të vështirë të largohet nga politika. Ai ashtu e ka menduar. Për ne do të ishte e dobishme të vazhdonte të ishte në krahun tonë", tha ndër të tjera Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë në 2022 në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramiz Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë në 2022 në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramiz Micit