Largimi i inerteve të tërmetit nga zonat e banimit një emergjencë mjedisore! Kryebashkiaku i Shijakut: Do i çojmë në Porto Romano

Tërmeti i 26 nëntorit i shndërroi në të pabanueshme shumë objekte në këtë Bashki. Pasi Instituti i Ndërtimit bëri akt ekspertizën e thelluar për këto pallate vlerësoi se qëndrueshmëria është e ulët duke i klasifikuar me rrezikshmëri të lartë. Fati i tyre i vetëm ishte shembja

Që të nisë procesi i rindërtimit duhet që përfundojë largimi i këtyre inerteve.

"Faza e parë është faza e demolimit të këtyre inerteve dhe sapo të mbaroi edhe shembja e 5 pallateve, Bashkia e Shijakut do të bëjë evadimin dhe depozitimin e këtyre inerteve pranë Porto Romanos sic e ka dhe VKM-ja nr 6. 16 dhjetor 2019", tha Elton Arbana, kryebashkiaku i Shijakut.

Grumbullimi dhe zhvendosja e inerteve nuk duhet të cenojë mjedisin. Nëse nuk dërgohen në landifillet ku do ti nënshtrohen përpunimit shndërrohen në një bombë ekologjike pasi në përbërje të tyre ka qelq, dru, porcelan, tekstile, profile hekuri e çeliku, apo profile alumini. Kryebashkiaku i Shijakut thotë se janë ende në fazën e parë, atë të demolimit.

"Bashkia e Shijakut do të marrë masat për heqjen e inerteve pasi kemi një afat për t'i dorëzuar sheshet e ndërtimit firmat që do të marrin përsipër rindërtimin e qytetit të Shijakut",tha Arbana

Pas kësaj duhet të nisës evadimi i inerteve e ka një kosto që është marrë përsipër nga Ministria e Shtetit për Rindërtim dhe Fondi Shqiptar  i Zhvillimit. Për bashkitë është thuajse e pamundur që ta mbulojnë këtë proces 100%. Deri më sot janë shembur 13 nga 18 pallat objekte në Shijak mbetjet inerte të të cilave përllogariten në afro 350 mijë ton.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 28/05/2020 18:05

    Inertet te therrmohen dhe perdorur per mbushje gropash,,,ose per pregatitjen e blloqeve me cimento per ti vendosur anes lumejve.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale