Largimi i publikut nga teatri, regjisorja Demaj: Në gjithë këto vite s'kemi ofruar produkt të mirë, njerëzit janë zhgënjyer

"Publiku shqiptar është i zhgënjyer pasi në gjithë këto vite nuk i kemi ofruar një produkt të mirë". Ka qënë kjo deklarata e regjisores Armela Demaj në e emisionin "Rreze Dielli" në Report TV, ku tha se përgjegjësia për largimin e spektatorëve është pikërisht e vetë artistëve dhe gjithë komunitetit teatror. E ftuar për të folur mbi "Ditari i Ana Frank" shfaqjen që ajo ka vënë në skenë këto ditë në Teatrin e Metropolit, Demaj tha se publiku ka nevojë të "ushqehet" me shfaqje të mira teatrale.

Është kërkesë ofertë në fakt, sepse ne e ushqejmë vetë publikun tonë. Pavarësisht nga çfarë i ofrojmë, ndryshimet nuk bëhen brenda ditës.  Ata duhet të mësohen që produkti është i mirë. Fatkeqësisht në gjithë këta vite nuk i kemi ofruar një produkt të mirë  dhe këtë duhet ta themi.  Nuk po flas për një teatër apo institucion në veçanti, por për  lëvizjen teatrore në përgjithësi ka pasur më shumë shfaqje që nuk ia kanë vlejtur dhe publiku është zhgënjyer , e si pasojë  është larguar. Për ta rikthyer publikun , ne si komunitet teatror duhet të dimë nga çfarë kemi çaluar dhe çfarë duhet të rikuperojmë.

Armela Demaj, regjisore

 

I ftuar në studion e "Rreze Dielli" ishte dhe aktori protagonist i shfaqjes "Ditari i Ana Frank", Myzafer Zifla i cili luan rolin e babait të adoleshentes hebreje, Oto Frank. Edhe ai pranoi se problemi nuk qëndron tek publiku por tek produkti jo i mirë teatror që i është servirur ndër vite.

Kjo është e vërtetë, këtu faji është i teatrit. Publiku ka qenë goxha publik, shumë i mirë, po themi para 30 vitesh.  Nuk mbetej shfaqje pa u parë dhe nuk diskutohej që salla ishte plot. Ky është problemi  i teatrit, i komunitetit teatror që ka ofruar produkte jo të mira. Ku kam qenë me një shoukun tim në Fier, na thotë një grua në rrugë : Po vini një shfaqje të mirë mo burrë.  

Myzafer Zifla, aktor

“Ditari i Ana Frank” pati premierën e tij në 15 nëntor në Teatrin e Metropolit në Tiranë dhe do të vijojë çdo fundjavë deri në datë 9 dhjetor. Bëhet fjalë për një nga veprat më të lexuara në botë dhe të përkthyera në dhjetra gjuhë që bazohet në rrëfimin e vërtetë të 13 vjeçares Ana Frank mbi historinë e familjes së saj hebreje në përpjekjet për ti shpëtuar holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vepra e shkruar nga dy autorët në Frances Goodrich dhe Albert Hackett sjell për publikun një copëz reflektive nga jeta e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore jo si një qasje klasike, historike por e ndërthurur edhe me realizimin magjik, me atë se çfarë ndodh realisht me hebrenjtë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nesër Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre

Nesër Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre