Pushuesit nga Kosova kthehen në shtëpi, trafik i rënduar në hyrje të Kukësit

Pas përfundimit të tre ditë pushimeve të festës së Kurban Bajramit që përkoi me fundjavën qindra pushues nga Kosova janë kthyer sot në mbrëmje për në Kosovë duke shkaktuar radhë kilometrike në hyrje të Kukësit.

Radhët janë krijuar në hyrje të “Urës së Kukësit” në drejtim të doganës së Morinit

Radhët janë qenë të gjata deri në tre kilometra duke shkaktuar edhe pritje thonë përdoruesit e rrugës.

‘Jam prej 30 minutash në trafik.’- u shpreh një qytetar.

‘Nuk kemi pritur shumë, nja 20 minuta.’- tha një qytetar.

‘Jemi që prej 30 minutash, po pushonim në Shqipëri. Ndoshta deri kur të dalim shkon 1 orë.’- u shpreh një tjetër.

‘30 minuta kemi që po rrimë në trafik’- tha një qytetar.

Ndërkohë po shkon drejt përfundimit Ura e Madhe e Kukësit që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese ndërkohë që ka nisur puna për shtresat e fundit te asfaltit.

Për shkak të asfaltimit për dy ditë do të këtë devijim të segmentit 31 km Kukës-Morinë. Ne vijim të punimeve për shtresën e fundit te asfaltit ne Urën e Kukësit njoftohen përdoruesit e rrugës së kombit për devijimin e trafikut nga data 18 deri ne datën 20 qershor të këtij viti .

Devijimi i trafikut te rrugës se Kombit drejt qytetit te Kukësit nga pika qe njihet si nyja e re e aeroportit drejt qytetit dhe me pas drejt daljes perëndimore te qytetit tek Ura e Vjetër e Kukësit/lagjja Drinas thuhet ne njoftimin e kompanisë ndërtuese të urës.

Kjo është hera e tretë që bëhet devijimi i rrugës që nga koha ku Ura e Mashe u vendos në bazamentin përfundimtar të saj, vendosjes se shtresave të stabilizantit, asfaltimin e dy  segmenteve rrugore që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit. Ura e re pritet te jete gati ne fund te muajit qershor.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bien sistemet e Microsoft, Aeroporti i Tiranës: Të paprekur nga kriza globale e sistemeve kompjuterike

Bien sistemet e Microsoft, Aeroporti i Tiranës: Të paprekur nga kriza globale e sistemeve kompjuterike