Laura Nezha, si Antigonë moderne në Teatrin Eksperimental: Më ka bërë të dashurohem...

Premiera e shfaqjes “Antigona” ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Nën regjinë e artistes franceze Andrea Brusque, vijnë në role kryesorë aktorët Laura Nezha dhe Ervin Bejleri.  Antigona e Zhan Anuil është një përshtatje e tragjedisë së Sofokliut me të njëjtin titull.

E shkruar në vitin 1942, kur trupat naziste pushtuan Francën, historia sillet rreth konfliktit të Antigonës idealiste dhe xhaxhait të saj të ngurtë, Kreonit, në lidhje me varrimin e vëllait të Antigonës, Poliniku. Gjithashtu vepra u interpretua se përfaqësonte luftën e lëvizjes së Rezistencës franceze kundër forcave të qeverisë Vishi′ gjatë kulmit të pushtimit nazist.

 “Jam me fat, që më është besuar ky rol i radhës. Antigona më ka bërë të dashurohem pas saj, për disa elementë të çiltërisë dhe pastërtisë, që them se duhet ruajtur, se janë vlera shumë njerëzore, të shoqërisë e aq më tepër shqiptare. Që në momentin që ajo kundërshton, më ka bërë për vete, sepse nuk do që të bëjë kompromise. Më ka bërë për vete kjo heroinë e kohëve moderne” tha Laura Nezha.

Varianti i Anuil i Antigonës trajton tema si tragjedia, idealizmi i rinisë, dueli mes moralit dhe politikës, si edhe paqartësi të jetës. “Gjithmonë kam menduar se teatri është politik, edhe kjo vepër është një vepër politike. Kam menduar që është politik, se ka fuqinë që t’i bëjë njerëzit të mendojnë, kjo vepër bëjnë të njëjtën gjë, sepse personazhet që luajnë në këtë vepër, ne mund ta takojmë edhe në media. Kreoni bën vajtje-ardhje nëpër botë, përhap fjalën e mirë për Tebën.

Antigonën e kemi sa herë mblidhet parlamenti në protestë. Më pëlqen që teatri të jetë goditës dhe interaktiv, sepse një shfaqje ku publiku del pa shkëmbyer një fjalë pasi e sheh për mua nuk ka kuptim” u shpreh aktori Ervin Bejleri. Tragjedia “Antigona” ngjitet këtë fundjavë në skenën e Teatrit të Eksperimentalit. Interpretojnë aktorët: Laura Nezha, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Xhino Musollari, Xhulia Musagalliu, Adriana Tolka, Endri Çela dhe Klejdi Metaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?