Lazio sfidon Bayernin në Champions, Atletico pret Chelsean në Rumani (VIDEO)

Faza e 1/8 të Champions vijon sonte me dy ndeshje të tjera që luhen në orën 21:00. Lazio sfidon kampionët e Bayern Mynih në “Olimpico” në aktin e parë me dëshirën e  madhe për të bërë mirë por me vetëdijen në forcën e rivalit. Trajneri Simone Inzaghi vlerëson gjermanët por sqaron se skuadra e tij është e pjekur dhe se do tentojë deri në fund kualifikimin.

Bardhekaltërit po kalojnë moment të mirë në kampionat dhe në sulm do luajë dyshja Immobile-Correa. Në kampin e bavarezëve pas dy rezultateve negative në kampionat duan të rikthehen tek fitorja në Champions dhe patjetër që ndaj italianëve janë favoritë. Trajneri Hansi Flick kërkon një skuadër që të jetë në maksimum dhe shumë e motivuar që në fillim të ndeshjes e jo vetëm në pjesën e dytë. Ekipi ka disa mungesa dhe golat do t’i kërkojë me Leëandoëskin e Coman. Lazio dhe Bayern Mynih përballen për herë të parë me njëra-tjetrën në Europë.

Për shkak të masave anti-Covid Atletico Madrid e pret Chelsean në Bukuresht dhe jo në Madrid. Tekniku Diego Simeone kërkon fitoren por respekton edhe rivalët e Chelseat për të cilët thotë se janë rritur shumë nën drejtimin e Tuchel. Kryesuesit e La Ligas do luajnë me formacionin më të mirë dhe golat do kërkohen me dyshen Joao Felix-Luis Suarez.

Londinzët vijnë të transformuar në duelin e parë të 1/8 të Champions dhe në një formë shumë të mirë. Faktin që ndeshja luhet në Rumani e jo Spanjë trajneri i Chelseat e quan avantazh për djemtë e tij. Ëerner, Mount dhe Abraham do luajnë në majën e sulmit për të goditur mbrojtjen “bunker” të Atleticos./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat