Kosovë, LDK bën publikë emrat e ministrave në qeverinë 'Hoti'

Kosovë, LDK bën publikë emrat e ministrave në qeverinë 'Hoti'

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur emrat në qeverinë e re nga radha e subjektit të tij politik.

Hoti ka thënë gjithashtu se pret të prezantohet edhe lista me emrat e propozuar nga AAK-ja dhe Nisma.

‘Do kemi sfida imediate sikur ajo e pandemisë dhe kriza ekonomike, pastaj dhe me dialogun dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Më ka mbështetur kryesia në këto kohë. Unë besoj që me këtë ekip dhe ekipin që presim të na prezantohet sonte nga partnerët e koalicionit do të bëjmë bashkë një ekip e cila do të zbatojë programin qeverisës për të cilin jemi dakorduar me të gjithë partnerët’, tha Hoti, raportojnë mediat në Kosovë.

Emrat e LDK-së për qeverinë e re:

Driton Selmanaj, zëvendëskryeminsitër,

Hykmete Bajrami, ministre e Financave,

Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë,

Vlora Dumoshi, minsitre e MKRS-së,

Anton Quni, ministër i Mbrojtjes,

Arban Abrashi,  ministër i Infrastrukturës,

Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë.

 

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ Komisioni hetimor në Shëndetësi, propozimi i PS: Të pyeten ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori 2006

EMRAT/ Komisioni hetimor në Shëndetësi, propozimi i PS: Të pyeten ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori 2006