“Acromax” i kundërpërgjigjet Flori
Mumajesit: “Nuk e ka fituar gjyqin”

“Acromax” i kundërpërgjigjet Flori<br />Mumajesit: “Nuk e ka fituar gjyqin”
Konflikti mes kompanisë “Acromax” dhe  “Threedots Production” ka vijuar me zhvillime të reja. Kompania “Acromax” me anë të një komunikate për shtyp ka hedhur poshtë pretendimet e kantautorit Florjan Mumajesi për fitimin e gjyqit të Kolnit në Gjermani.

“E vërtetë është vetëm që ai ka bërë kërkesë pranë gjykatës, ka marrë një„dispozicion“ (urdhër) të „përkohshëm“ dhe jo “vendim”. Ky urdhër as një ditë pune nuk ka qenë i vlefshëm, mbasi ka humbur efektin e tij në momentin që avokatët tonë i kanë paraqitur gjykatës së Kölnit informacionet e posaçme,”-thuhet në komunikatë.

flori mumajesi acromax

Gjithashtu përveç rrëzimit të deklaratës të bërë në media nga Mumajesi, “Acromax” thekson se beatet e përdorura nga Flori janë të vjedhura “Mirë, besoj se edhe publiku e ka kuptuar tashmë që Flori në „beatet“ e tij kopjon një me një hite të sukseshme të viteve ’70,”-ka vijuar deklarata.   Ndërkohë vetë kantautori Florjan Mumajesi është shprehur në media se e ka fituar gjyqin  para gjykatës së Këlnit në Gjermani, ndaj kësaj kompanie duke theksuar: “Në këtë vendim, gjykata është shprehur në favorin tim, duke vendosur që së pari të ndalojë menjëherë bllokimin e padrejtë që “Acromax” ka bërë ndaj kanalit “Threedots Production” në YouTube, gjatë kësaj kohe.

Së dyti, ka vendosur ndalimin e menjëhershëm të çdo përdorimi dhe shfrytëzimi mbi veprat e mia, për më shumë se 300 këngë, nga “Acromax” ose siç shumica i njohin, Aldor Nini, Anxhela Faber apo “Arkiva Shqip”. Dhe së treti, në rast se këto shkelje vazhdojnë “Acromax” do të gjobitet deri në 250 mijë Euro, ose 6 muaj ndalim/arrest,”-ka bërë me dije Flori për të përditshmen “Shekulli”.

Gjithashtu kantautori është shprehur se vendimi i marrë nga gjykata e Këlnit sipas tij është vetëm fillimi i një historie që do të jetë e lodhshme, por që në fund do të çojë në vend gabimet që të gjithë artistët, interpretuesit, tekstshkruesit etj kanë bërë nga padituria duke i besuar punën personave të gabuar.

Komunikata e plotë e "Acromax" në kundërpërgjigje të deklaratave të Flori Mumajesit:

Sot lexuam në media që Florjan Mumajesi shprehej që ka fituar një gjyq para gjykatës se Kölnit kundra kompanisë Acromax. E vërtetë është vetëm që ai ka bërë kërkesë pranë gjykatës, ka marrë një „dispozicion“ (urdhër) të „përkohshëm“ dhe jo “vendim”. Ky urdhër as një ditë pune nuk ka qene i vlefshëm, mbasi ka humbur efektin e tij në momentin që avokatët tonë i kanë paraqitur gjykatës se Kölnit informacionet e posaçme.
Bashkëpunimi me Florjan Mumajesi u prish nga ana e Acromax-it kundrejt Florit, mbasi që Acromax-i refuzoj të lidhte kontratë me Threedots Sh.p.k., një kompani që nuk dihej a i kishte të drejtat nga Flori për ato materiale apo jo. Kërkesa e Florit pranë Gjykatës së Kölnit nuk ishte kundra Acromax-it, ndërsa i drejtohet më shumë palëve të cilat sot perdorin veprat e Florit, dhe të cilët gëzojnë shërbimet e Acromax-it në lidhje me shfrytëzimin në rrjetet dixhitale. Në të njëjtën formë si gjyqi kundra emisionit Nitro, që pala përfaqësuese në Gjykatë ishte Acromax-i, por Flori ishte producenti kontraktues.

Në detaj kërkesa e Florit ishte, që Acromax mos të mbroj dhe mos të administroj asnjë të drejtë, të asnjë videoklipi muzikor ku Florjan Mumajesi thotë që është kompozitor. Kërkesa nuk është e bazuar në bazë të ligjit të të drejtave autoriale. Klientët e goditur në listën e „300 materialeve“ që shprehet Flori janë: Alberi Hadergjonaj, Adelina Ismali, Altuna Sejdiu, Andon Hidersha, Aurela Gace, Ciljeta Xhilaga, Ridvan Gjuzi, Elrodi Music, Emracom, Albatrade Plus, Alban Furtuna, Floreta Kacka (Lori), Getoar Selimi (Tingulli Trent), Ingrid Gjoni, Leonora Jakupi, Sabri Fejzullahu, Meda, Luar Arani, Mimoza Shkodra, Seldi Qalliu, Pro Video / Spiro Nino, Soni Malaj, Superstar Albania, Trim Ademi (Capital T), Vesa Luma, Kieda Budini, Produkt 28 (Florian Kondi), Sinan Hoxha si edhe dy televizioneve Kombetare. Shikoni te bashkengjitur listen e veprave ne kerkesen e Florjan Mumajesit kundrejt gjyqit.


Pra – Florjan Mumajesi thotë qe asnje njeri prej ketyre te mesipermeve nuk kane asnje te drejte, qofte ne lidhje me interpretimin, performancen, tekstin, orkestrimin, regjine e klipit, prodhimin e klipit, rrezikun financiar te prodhimit, te drejtat e marktingut te producentit – mbi materialet ne te cilat Flori shprehet se ka kompozuar kengen. Gjitheashtu ne rastin e kenges MEDA - MOS GABO, qe gjindet ne listen e kerkeses se Florit, kompozitor faktikisht eshte Alban

Furtuna. Mire, besoj se edhe publiku e ka kuptuar tashme qe Flori ne „beatet“ e tij kopjon nje me nje hite te sukseshme te viteve 70. Ketu ne lidhje me televizionet Flori kerkon, qe asnje njeri, pervec atij, dth. as Top Channel te mos perdori kenget e tij per emisionin Top Fest, pa cka se ai ka kontrate me Top Channel, dhe gjitheashtu kerkon as TV Klan mos te perdori performancen e kengeve te tij ne Zone e Lire, pa cka se artistet vete donin te shkonin te promovoheshin tek Zone e Lire.

Mbi te gjitha, kerkesa e Florit nuk permbane asnje prove si aneks kundrejt gjykates, pervec tre deklaratave nen betim, nga te cilat ne dy kerkesa gjykata ja ka rrefuzuar ato.
Nga gjithe ky mishmash qe Flori po krijon ne treg, une Aldor Nini, ju siguroj qe kompanise Acromax nuk i ndodh absolutisht asnje gje, por vetem reklame. Bashkepunimi direkt me kompanine YouTube dhe Google nuk varet nga Florjan Mumajesi, apo nga asnje pale e trete, perkundrazi cdo dite e me shume po zgjerohet.

Kjo tratativa e fundit e Florjan Mumajesit, duket me teper si nje menyre hakmarrje pasi qe nuk mbylli dote kanalin ArkivaShqip. Nga dhjetra kenge te nxjerrura nga Flori ne muajt e fundit, vetem dy ishin pothuajse te sukseshme ne tregun e muzikes dixhitale (njera me beat pjeserisht te vjedhur: http://ëëë.dailymotion.com/video/x1bzo5f Nje gje qe nga ana statistikore tregon rrenjen e suksesit me mbi 90% ne krahasim me vitet e kaluara ne karieren e tij.
Gjithashtu kam keto pyetje per Zotin Mumajesi:

- Florjan Mumajesi ka hapur gjyqe ne Shqiperi kundra kompanise Acromax: Pse nuk eshte paraqitur qe 6 seanca, me justifikim se jane semure njehere ai dhe njehere avokati, shikoni foton e bashkengjitur nga Gjykata Shqiptare.
- Pse ankohet Flori se nuk i publikon dote materialet e tij, kur faktikisht ai ato i kishte publike qe ne daten 11.03. ndersa kerkesa e tij prane gjykates ishte e dates 15.03.
- Pse i iken Flori dorezimit te vendimit te gjyqit qe kemi bere ne kundra atij ne Nentor 2013 duke i mos lejuar avokatet e tij qe ta perfaqesojne ne ate ceshtje, qofte edhe thjesht per dorezimin e vendimit.

Per gjithe artistet qe i kane paguar leket Florit per ti bere kompozimet: Mos bini preh e mashtrimeve, pasi qe kerkojne 2.000 EUR per nje kenge, dhe mbasi kane bere pazarin dhe kane marrur leket nuk te lejojne qe ta perdoresh, por madje thone edhe se kane te drejtat e interpretimit tuaja, pavaresishte se artistit i shkon sot klipi dhe kenga 5.000 EUR. Pra Flori, perveteson materialet e te tjereve, pra mos bini preh e mashtrimeve, dhe mos i besoni as autorizimeve qe studioja e tij i jep artisteve, pasi qe ne rastin e kenges Alberi Hadergjonaj „Asnjehere“, te cilen e gjeni ne listen e kerkeses se Florit prane gjykates, studioja e Florit ja ka autorizuar me shkrim perdorimin Alberies – i bashkengjitur autorzimi. A eshte ky biznes serioz i Florit apo i studios se tij?

Perfundimisht duhet te thuhet, qe urdheri i gjyqit eshte i shfuqizuar, keshtu qe carcafet e Florit neper Media hidhen poshte.
 

 





  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet