“Amaneti” një film për luftën
e klasave brenda partisë

“Amaneti” një film për luftën<br />e klasave brenda partisë
Regjisori Namik Ajazi dhe aktorët Eva Alikaj, Amos Zaharija, Myzafer Zifla, Guljem Radoja, etj, kanë realizur tashmë në disa sheshxhirime skenat e filmit  "Amaneti", premiera e të cilit pritet në fund të këtij viti.

Xhirimet e para janë realizuar në Pogradec e më pas stafi realizues i filmi është rikthyer në Tiranë. "Amaneti", me skenar të Ruzhdi Pulahës, rrëfen historinë e një funksionari të lartë të Sigurimit, i cili pret fundin, ashtu si edhe ai ua ka përgatitur të tjerëve. Ngjarjet zhvendosen në vitin 1982. Është koha kur është eliminuar Mehmet Shehu dhe klani i tij.

Ky film rikthen në sheshxhirim aktoren Eva Alija, roli i fundit i së cilës në Shqipëri ka qenë në filmin "Përdhunuesit" në vitin 1995. Sinopsi i filmit vërtitet rreth një djali që do të çojë në vend amanetin e të atit. Babai i beson një sekret që ta bëjë publik mbas vdekjes së tij. Ky i fundit mbasi ka qenë një nga personazhet kyç që ka ndihmuar në eliminimin e gjithë kundërshtarëve kryesorë brenda e jashtë partisë, ka ardhur në fund edhe radha e tij për t’u goditur.

Regjisorit Namik Ajazi iu desh të priste rreth katër vjet, që projekti i tij të miratohej nga Qëndra Kombëtare e Kinematografisë, për të filluar nga puna për filmin e parë artistik me metrazh të gjatë. Kur filmi u miratua skenari bënte fjalë për një histori gjakmarrjeje, por skenari i ngjashëm me filmin "Falja e Gjakut"  i detyroi krijuesit të ndryshojnë fabulën e filmit të tyre.

Regjisori është shprehur në media se, shpreson të realizojë një film të mirë, ku ata që kanë jetuar diktaturën të shohin të vërtetën, të rinjtë të mësojnë më shumë dhe të huajt të njohin Shqipërinë, të cilën e kanë parë vetëm përmes historish emigrantësh apo mafiozësh.

Kthimi në vitet ’80 ka vështirësitë e tij për sa i përket vendeve ku do të xhirohet dhe garderobës. Xhirimet e para janë zhvilluar në Pogradec, aty ku rezidencat e ish-pushtetarëve komunistë kanë mbetur thuajse njësoj. Ndërsa për xhirimet në zonën e ish-Bllokut është ndërtuar një interier i ngjashëm me të.

Filmi xhirohet edhe në Rubik për një episod në fshatin e internimit e më pas në Minierën e Bulqizës ku po punon familja e personazhit kryesor.  Xhirime do të zhvillohen edhe në Itali me një kast italian. Ajazi i ka dërguar skenarin edhe aktorit Remo Girone, por edhe nuk është konfirmuar pjesëmarrja e tij. Filmi pritet që të shfaqet në muajin nëntor.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2013

Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët