“Rambo” i Kukësit në hetim për 
tritolin ndaj biznesmenit Trota

“Rambo” i Kukësit në hetim për <br />tritolin ndaj biznesmenit Trota
TIRANE- Biznesmeni 35-vjeçar Vladimir Gjuta që prej 4 ditësh është shpallur në kërkim nga policia, rezulton të jetë i dyshuari kryesor edhe për vendosjen e tritolit në makinën e shtetasit Ardian Trota, i cilësuar edhe ky i fundit si i forti i Kukësit. Trota, në muajin Janar të këtij viti ka arritur ti shpëtojë mrekullit një atentati me eksploziv, të kryer në afërsi të “Shkëmbit të Kavajës”.

Në deklaratën publike që kryepolici Artan Didi bëri rreth aktivitet kriminal të grupit “Gjuta”, nuk e përjashtoi Vladimir Gjutët nga ky atentat në Durrës dhe një atenjtat tjetër të kryer në vitin 2013 në Kukës, po sërisht ndaj Ardian Trotës. Për këtë këto dy ngjarje ekzistojnë dyshime të forta ndërkohë që ende nuk janë gjetur prova bindëse, që Vladimir Gjuta, të jetë ose jo personi që ka porositur tek vrasës me pagesë “kontranë e vdekjes” së Ardian Trotës.

Lidhur me këtë çështje pritet të rimeret sërisht në pyetje shtetasi Ardian Trota, i cili në muajin Janar nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë. Ndërkohë që nga shpërthimi i fuqishëm, makina e tij tip “Benz-Mercedes” është shkatëruar plotësisht.

Atentati Durrës-Kukës
Atentati i fundit ndaj Trotës ndodhi paraditen e së shtunës kur udhëtonte me mjetin e tij “Benz” me targa AA 765 FN, në një rrugë dytësore në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”. Sipas policisë, Trota ka një banesë në këtë zonë dhe sapo kishte dalë prej saj, kur edhe makina ka shpërthyer. Një sasi e konsiderueshme tritoli ka shkatëruar plotësisht “Benz”-in, por që fatmirësisht 44-vjeçari ka shpëtuar për mrekulli, me disa plagë që nuk i rrezikojnë jetën.

Nga shpërthimi i fuqishëm janë shkatëruar dhe disa makina të tjera aty afër. Burime nga Spitali i Durrësit në atë kohë deklaruan se Trota ka pësuar dy djegie në këmbë dhe qafë. Ndërkohë që në qershor të vitit 2013, në lokalin e tij që ndodhet në rrugën Kukës-Morinë, dy persona me motor qëlluan me breshëri kallashnikovi kur 45-vjeçari ndodhej bashkë me dy persona të tjerë në ambientet e lokalit.

Ai në atë kohë u plagos rëndë, por arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga breshëria e armës automatike. Grupi hetimor në atë periudhë tha se dy persona me motor shkuan pranë lokalit dhe kërkuan të bisedojnë me pronarin Ardian Trota e më pas e kanë plagosur me katër plumba, ndërkohë që dy të tjerët janë plagosur gabimisht. Për këtë ngjarje, policia arrestoi shtetasin Baftjar Bruka dhe Vladimir Gjuta, por më pas këta janë liruar nga gjykata e Kukësit. Rasti i Ardian Trotës u përmend edhe nga ministri Tahiri, gjatë një letre drejtuar Presidentit të Republikës, ku denonconte vendimet e gjykatës.

Didi: Ngjarjet kriminale na detyruan të ndërmarim masa
 
Ngjarjet e fundit kriminalet kanë sjellë panik në publik dhe për pasojë Policisë së Shtetit i është dashur të ndryshojë rregullat e veprimet të saj. Sipas Didit, Policia ka ndryshour skemën e planit të masave me qëllim ritjen e sigurisë në vend dhe shërbimit tek qytetarëve. “Plani i masave në Tiranë ka ndryshuar që kur ndodhën ngjarjet kriminale.

U bë për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe për të parandaluar ngjarje të tjera kriminale. Ky plan vazhdon edhe sot derisa ne të jemi të bindur që të gjithë këta autorë të përfshirë në ngjarjet e fundit penale të jenë para drejtësisë”,-nënvizoi Artan Didi. Kryepolici deklaroi se në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda vazhdojnë hetimet për zbulimin, dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Arrestimi dhe shpallja në kërkim e tyre u bë për veprat penale,“Vepra me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Më tej Didi vuri në dukje se Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e motivuar për t’u përballur dhe luftuar krimin  në cilën do formë që ai shfaqet.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar