'T'i tregojmë botës se ç’mund të bëjnë dy vajza latine', Shakira dhe J-Lo ndezin skenën në Miami (VIDEO)

'T'i tregojmë botës se ç’mund të bëjnë dy vajza latine', Shakira dhe J-Lo ndezin skenën në Miami (VIDEO)

Shakira dhe Jennifer Lopez

Super Bowl Half Time Show në Miami nuk ka qenë kurrë kaq e ndezur më parë.

Dy këngëtaret latine Shakira dhe Jennifer Lopez shpalosën gjithë aftësinë e tyre artistike, që nga këndimi, vallëzimi i barkut, rrëshqitja në gju, vallëzimi pole, madje edhe rënia e baterië.

Sipas BBC, dy këngëtaret latine sollën 20 këngë në vetëm 12 minuta plot me koreografi e balerinë.

"Hola Miami!" bërtiti Shakira e veshur me të kuqe duke mbajtur gjithë audiencën në këmbë duke kërcyer.

Në ditëlindjen e saj të 43-të ajo kishte një shpërthim absolut në skenë .

Lopez gjithashtu këndoi  hitin Let's Let's Loud me vajzën e saj të vogël 11-vjeçare Emme Maribel Muñiz.

E veshur me një kostum trupi prej lëkure, këngëtarja tregoi lëvizjet e saj të vrullshme të vallëzimit, si edhe tregoi momente nga lëvizjet në tub nga filmi “Hustlers”.

Gjithashtu shfaqja e Lopez kishte ngjyrime politike, pasi ajo doli me një veshje të flamurit Porto Rican, ku Trump nuk dha kujdesisn e nevojshëm pas shkatërrimit nga dy uragane në vitin 2017.

Lopez, e cila është me origjinë nga Porto Rican, më parë dhuroi 1 milion dollarë të ardhura nga rezidenca e saj në Las Vegas në përpjekjet e ndihmës.

Shfaqja gjithashtu përfshiu një pjesë të rëndësishme në kujtim të legjendës së basketbollit Kobe Bryant, i cili vdiq së bashku me vajzën e tij dhe shtatë të tjerë në një përplasje me helikopter fundjavën e kaluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale