Ledri 'kapet në flagrancë' tradhton
të dashurën me Dorina Gegiçin

Ledri 'kapet në flagrancë' tradhton<br />të dashurën me Dorina Gegiçin
Modelja Dorina Gegiçi ka rënë pre e dhunimit të privatësisë, pasi i kanë 'vjedhur' llogarinë e saj personale në Instagram. Hakeri dashakeq nuk është mjaftuar me aq, por ka hyrë më në detaje, duke kontrolluar bisedat e saj intime, të cilat i kanë publikuar më pas media të ndryshme.

Me sa mund të kuptohet nga fotografitë e publikuara, Gegiçi po përjeton një flirt me rreperin Ledri Vula, ndërsa ky i fundit është përfolur për lidhjen e tij prej disa muajsh me vajzën e ish-prokurorit Theodhori Sollaku, Adela Sollaku. Dyshja i drejtohet njëri tjetrit me përkëdheli dhe shprehen të përmalluar, gjë që na bën të mendojmë se 'aventura' e tyre po shijohet më së shumti në distancë.

Nuk e dimë nëse rreperi i ka dhënë fund lidhjes së tij me Adelën, apo Dorina është... 'e treta'. Asnjë prej të dyve nuk ka reaguar ende lidhur me ngjarjen, por sidoqoftë kjo është hera e parë që detaje të jetës private publikohen pa aprovimin e tyre.



Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjipe/ Po ndërtonin 4 beach bar-e pa leje, arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë

Gjipe/ Po ndërtonin 4 beach bar-e pa leje, arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë