TIRANË- Legalizimi i kanabisit mjekësor sipas mjekut Ylli Merja ka vetëm efekte negative dhe sipas tij Shqipëria nuk mund t’i varte shpresat për rritje ekonomike nga legalizimi i kanabisit duke pasur një pasuri të tërë me resurse natyrore. I ftuar në Report Tv, Merja thotë se mund të përdorim
“Me gjithë këto resurse Shoqëria ynë ti ulet në gjunjë hashashit është një turp ekonomik, kur kemi shumë të tjera më fitimprurëse. Pse duhet të bëjmë këtë gjë, kur mund të bëjmë diçka tjetër. Holanda nuk ma do mendja se mund të këtë miniera. Të bëjë anën tjetër komerciale, të sheshim të tregtojmë lule, tulipanë. Ne kemi një mundësi tjetër, në Divjakë ke toka ranore të lehta dhe shitavecin e Kukësit mund të kultivoheshin fara kanabisi”, tha Merja.
‘Në Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, mjeku tha se vaji i kanabisit nuk njihet për efekte pozitive, por thjesht qetëson dhimbjet, ndërkohë këtë produkt sipas tij mund ta zëvendësosh me produkte të tjera bimore si vaji i dafinës.
“Nëse do ta shohim në treg qarkullojnë dy lloj vajrash, një si ngjitës me ngjyrë të zezë, e përdorin me kunjin e shkrepëses. Ky për mendimin tim është diçka e rëndomtë, merren bimët zhyten në raport dhe kur merret bima e njomë, merr shumë përbërës. Kur ndahet vaji mbetet substanca aktive e CBD-s ëdh e përbërësve të tjerë kimikë të saj. Ia japim këtë i bëjmë keq, jo për qëllime mrekullibërëse në organizëm”, tha ai.
Duke sjellë në vëmendje rastin e Maqedonisë së Veriut, e cila ka të legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore, Merja tha se 80% e bizneseve atje falimentuan. Një ditë më parë u bë publik projektligji për legalizimin e kultivimit dhe përdorimit të kanabisit për qëllimet mjekësore.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.8%
-
Jo
74.4%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 828
Lajme të tjera
-
Ekspertët: Qytetarët dhe policët e Kosovës nuk u ndaluan në kufirin serb, por u rrëmbyen! Veprimi hakmarrës ndesh me marrëveshjet! Beogradi bëri autogol
18 Prill, 18:58
-
Sulmet ndaj SPAK, Kulluri: Shpërthimi i Metës i parakohshëm, fjalori i papranueshëm! Bardhi si Shvejku! Burimi: Shokuese, çfarë shembulli u jep të rinjve
18 Prill, 17:52
-
Gjuha e ashpër e Metës ndaj SPAK, avokati Romeo Kara: I sugjeroj Prokurorisë së Posaçme të verifikojë vilat në Londër
17 Prill, 17:23
-
Kopshtar në fermën e kanabisit në Skoci, dënohet ish-polici nga Saranda: Më kërcënoi gangsteri që arrestova
17 Prill, 17:20
-
Kandidat për eurodeputet, studiuesi Bido: Nga dje, Fredi Beleri politikan i shtetit grek! Duhet t’i hiqet shtetësia shqiptare
16 Prill, 18:48
-
Avokati Beqiri: Meta ka përdorur Nuredin Dumanin për vrasje në Elbasan! Shpif se do arrestohet nga SPAK! Kalaja: Filozofia e tij, të mbrohet duke sulmuar
16 Prill, 17:27
-
Gjirokastër, ndalohet 'Jaguar' me dy thasë me kanabis brenda, me një makinë tjetër monitorohej rruga
16 Prill, 12:30
-
Korçë/ Drogë me ushqimet, arrestohet një person brenda burgut të Drenovës
15 Prill, 20:17
-
‘Spastrime’ në PL, Mehmetaj: Përmirësojmë gabimet e së shkuarës! Krisje mes Metës e Kryemadhit? Të mos kalojmë te thashethemet
15 Prill, 19:22
-
Nga rikthimi i të përjashtuarve në PD te ‘pakti’ PS-Rithemelimi, Alibeaj: Sakrifikuan Zgjedhoren! Politika të mbajë duart larg drejtësisë
15 Prill, 18:19
-
Luftojeni mykun në kohë rekord vetëm me këto produkte që keni në shtëpi / Ylli Merja: 100 % efektive
15 Prill, 14:47
-
Shkodër, u kap me kanabis me vete, arrestohet 32-vjeçari
15 Prill, 09:34