Legalizimi i kanabisit mjekësor, Ylli Merja në Report Tv: 80% e bizneseve të tilla në Maqedoni falimentuan! S’ka efekte pozitive

TIRANË- Legalizimi i kanabisit mjekësor sipas mjekut Ylli Merja ka vetëm efekte negative dhe sipas tij Shqipëria nuk mund t’i varte shpresat për rritje ekonomike nga legalizimi i kanabisit duke pasur një pasuri të tërë me resurse natyrore. I ftuar në Report Tv, Merja thotë se mund të përdorim

“Me gjithë këto resurse Shoqëria ynë ti ulet në gjunjë hashashit është një turp ekonomik, kur kemi shumë të tjera më fitimprurëse. Pse duhet të bëjmë këtë gjë, kur mund të bëjmë diçka tjetër. Holanda nuk ma do mendja se mund të këtë miniera. Të bëjë anën tjetër komerciale, të sheshim të tregtojmë lule, tulipanë. Ne kemi një mundësi tjetër, në Divjakë ke toka ranore të lehta dhe shitavecin e Kukësit mund të kultivoheshin fara kanabisi”, tha Merja.

‘Në Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, mjeku tha se vaji i kanabisit nuk njihet për efekte pozitive, por thjesht qetëson dhimbjet, ndërkohë këtë produkt sipas tij mund ta zëvendësosh me produkte të tjera bimore si vaji i dafinës.

“Nëse do ta shohim në treg qarkullojnë dy lloj vajrash, një si ngjitës me ngjyrë të zezë, e përdorin me kunjin e shkrepëses. Ky për mendimin tim është diçka e rëndomtë, merren bimët zhyten në raport dhe kur merret bima  e njomë, merr shumë përbërës. Kur ndahet vaji mbetet substanca aktive e CBD-s ëdh e përbërësve të tjerë kimikë të saj. Ia japim këtë i bëjmë keq, jo për qëllime mrekullibërëse në organizëm”, tha ai.

Duke sjellë në vëmendje rastin e Maqedonisë së Veriut, e cila ka të legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore, Merja tha se 80% e bizneseve atje falimentuan. Një ditë më parë u bë publik projektligji për legalizimin e kultivimit dhe përdorimit të kanabisit për qëllimet mjekësore.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale